• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pasuritë e krerëve të policisë, më i varfri është drejtori i përgjithshëm

by A R
07/12/2015 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e policisë, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, Haki Çako, ndryshojnë shumë nga politikanët dhe gjyqtarët përsa i përket deklarimit të të ardhurave. Gazeta Shekulli ka zbardhur sot të ardhurat e drejtorëve të 12 qarqeve, si dhe të Çakos, duke vënë re se pasuria e tyre përbëhet kryesisisht nga pagat e veta dhe të bashkëshorteve, si dhe kredi të marra në banka. Më i varfëri ndër ta është pikërisht drejtori i përgjithshëm, Haki Çako, i cili vitin e shkuar ka qenë zëvendësdrejtor.

Deklaratat e pasurisë

Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, 1 482 033 lekë.

Bashkëshortja, Alketa Çako, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Shëndetit Mendor, 600 000 lekë.

Afrim Tafa, drejtor i policisë, qarku Berat

Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe më pas në funksionin e drejtorit të policisë së qarkut Berat, 409 319 lekë.

Depozitë bankare në “Tirana Bank”, 5 300 000 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 118 080 lekë.

Bashkëshortja, Klodjana Tafa, të ardhura nga puna si specialiste pranë Sektorit të Migracionit dhe Ripranimeve, në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës, nga 01.09.2014-31.12.2014, 228 551 lekë.

Ajet Zyberaj, drejtor i policisë, qarku Korçë

Të ardhura nga paga si punonjës i Policisë së Shtetit, për periudhën 07.04.2014-31.13.2014, 687 446 lekë.

Të ardhura nga shpërblime për punë të mirë gjatë muajit shtator, 156 251 lekë.

Bashkëshortja, Suela Zyberaj, të ardhura nga puna në “Kompleksin Taiwan” shpk, për periudhën 07.04.2014-31.12.2014, 136 000 lekë.

Alban Çela, drejtor i policisë, qarku Lezhë

Të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit, 1 101 564 lekë.

Kredi bankare në bankën “Societe Generale Albania”, 45 0000 euro, me afat 10-vjeçar, marrë më 2009, detyrimi financiar i pashlyer 21 053 euro.

Overdraft në “Raiffeisen Bank”, 210 000 lekë, detyrimi financiar i pashlyer 210 000 lekë.

Bashkëshortja, Alketa Dhimitri

Depozitë bankare në “Credins Bank”, në emër të djalit, shtuar me 316 dollarë.

Depozitë bankare në “Credins Bank” në emër të djalit, shtuar me 317 dollarë.

Mbyllja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 3 184 euro.

Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 5184 euro.

Pronare e një ap. në Tiranë me sip. 114.7 m2.

Të ardhura nga paga si specialiste në Drejtorinë e Ndërtimeve Informale dhe Legalizimit, në Ministrinë e Zhvillimit Urban, 690 456 lekë.

Kredi konsumatore në “Raiffeisen Bank”, 70 312 lekë, detyrimi financiar i pashlyer 6 546 lekë.

Arjanit Arapi, drejtor i policisë, qarku Gjirokastër

Të ardhura nga paga dhe dieta si shef i komisariatit të policisë, Sarandë për periudhën 10.06.2014-31.12.2014, 705 656 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit për periudhën 10.06.2014-31.12.2014, 136 752 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës, 2 100 euro.

Kredi konsumatore pranë “Raiffeisen Bank”, detyrimi financiar i pashlyer 150 000 lekë.

Edmond Tarkaj, drejtor i policisë, qarku Dibër

Të ardhura nga shitja e makinës “Benz”, 500 000 lekë.

Pronar i një makine “BMV”, vlera 10 000 euro.

Të ardhura nga paga në Policinë e Shtetit, 922 115 lekë.

Bashkëshortja, Enkeleda Tarkaj, të ardhura nga paga në një biznes privat, butik “KENVELO”, 266 400 lekë.

Djali, Skerdi Tarkaj, të ardhura nga paga në shoqërinë “TISA” shpk, 266 400 lekë.

Ervin Hodaj, drejtor i policisë, qarku Tiranë

Gjendja cash, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si drejtor i policisë së qarkut Fier, 1 005 005 lekë.

Bashkëshortja, Iris Hodaj

Të ardhura nga paga si juriste në Drejtorinë Juridike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, 608 628 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit “Peugeot”, 2 000 euro.

Lorenc Panganika, drejtor i policisë, qarku Shkodër

Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 697 040 lekë, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 464 902 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 4 266 934 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në “BKT”, 13 634 euro, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura të përfituara nga blerja e bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë, 3 200 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetiti, 697 040 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga në Drejtorinë Rajonale Spitalore, Elbasan, 464 902 lekë.

Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”.

Alfred Çepe, drejtor i policisë, qarku Elbasan

Pronar me 50 % i një ap. me sip. 101 m2 në Tiranë, vlera 48 150 euro.

Pronar i një autoveture “Mercedes Benz”, vlera 10 000 euro.

Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në “BKT”, 114 euro.

Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 45 000 lekë.

Të ardhura nga paga si punonjës i Policisë së Shtetit, 353 182 lekë.

Bashkëshortja, Silda Çepe

Depozitë bankare në “Raiffeisen Bank”, 6 870 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në “Raiffeisen Bank”, 37 992 lekë.

Pronare me 5 % e një trualli në Jalë e Vuno të Vlorës me sip. 5253 m2, trashëguar nga gjyshi.

Pronare me 5 % e një trualli në Vuno të Vlorës me sip. 900 m2, trashëguar nga gjyshi.

Të ardhura nga paga si drejtoreshë Kabineti në Ministrisë e Punëve të Brendshme, 99 681 lekë/muaj

Të ardhura nga bonuse për pagesë telefoni, 10 000 lekë/muaj.

Jaeld Çela, drejtor i policisë, qarku Vlorë

Të ardhura nga paga si zëvendësdrejtor për krimet në drejtorinë e policisë në qarkun, Durrës për periudhën 01.01.2014-05.08.2014 dhe drejtor në Drejtorinë e Policisë së qarkut, Vlorë, 941 773 lekë.

Bashkëshortja, Laura Çela, të ardhura nga paga në Revista Media Union dhe në Bankers Petrolium, 1 283 172 lekë.

Kredi hipotekore 35 000 euro, me afat 20 vjet, marrë më 2007. Detyrimi financiar i pashlyer, 26 000 euro.

Neritan Nallbati, drejtor i policisë, qarku Fier

Të ardhura nga paga si drejtor i Drejtorisë së Policisë së qarkut, Elbasan, 996 190 lekë.

Bashkëshortja, Nertina Nallbati të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare, “Servete Maçi”, Tiranë, 552 295 lekë.

Kredi konsumatore në “Fibank”, detyrimi financiar i pashlyer 139 780 lekë.

Perlat Çullaj, drejtor i policisë, qarku Durrës

Të ardhura nga shitja e një makine “Benz ML”, 20 000 euro.

Të ardhura nga paga si drejtor në Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, 861 324 lekë.

Bashkëshortja, Evisa Çullaj, të ardhura nga raporti i lindjes 475 200 lekë.

Perlat Vatoci, drejtor i policisë, qarku Kukës

Të ardhura nga paga, 1 034 028 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga në subjektin “Selaudin Bala”, 47 586 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga në drejtorinë e policisë në qarkun Dibër, 58 608 lekë.

Kredi bankare në “Raiffeisen Bank”, 2 500 000 lekë, me afat 240 muaj, detyrimi financiar i pashlyer 2 232 709 lekë.

SHEKULLI

Next Post

Rasti i Kadaj-Bujupit, në Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com