• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuria/ Xhelal Mziu vilë me ‘punë krahu në Greqi’, ligjvënësja që i financoi babai shtëpinë 210 mijë euro

by Java News
01/12/2021 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas identifikimit të ligjvënësve më të pasur, Report Tv sjell sot ekskluzivisht të dhëna të reja befasuese nga pasuria e deputetëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i zgjedhur deputet për të herë të parë, deklaron një vilë dy kate, me vlerë 5.7 milionë lekë. Si burim të ardhurash Mziu deklaron të ardhura nga puna si emigrant në Greqi nga viti 1992 deri në 1995, punë të ndryshme krahu, ndihmë nga të afërmit e tij, para të kursyera nga paga e tij më vonë dhe e bashkëshortes, si dhe një kredi 2.8 milionë lekë.

Ndërkaq, deputetja e PS-së Gerta Duraku deklaron se babai i ka financuar blerjen e një apartamenti në Tiranë, me vlerë 210 mijë euro, me sipërfaqe 131 m3. Deputetja thotë se 2 milionë lekë ose 20 mijë USD ia ka dhënë vëllai. Deputetja e PD-së në Shkodër, Edona Bilali, njëherësh, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, thotë se nëna dhe motra i kanë kanë dhënë paratë për të blerë një apartament me sipërfaqe 80 m2 në Tiranë, me vlerë 97 mijë euro.

Deputeti i PS-së që përfaqëson Devollin, Ilir Topi, deklaron një shtëpi 3 kat, me sipërfaqe 384 m2, me vlerë 3.5 milionë lekë, ku si burim deklaron të ardhura nga emigracioni dhe bujqësia.

Deputetit të ri demokrat, Lefter Gështenja deklaron se ka krijuar me të ardhura nga emigracioni si dhe të ardhura familjare pasuri si; shtëpi dy kate në Tiranë, 360 m2, me vlerë 6 milionë lekë, ambient shërbimi në Tiranë 265 m2, me vlerë 80 mijë euro, shtëpi banimi në Qerret 73 m2 dhe me vlerë 25 mijë euro, garazh në Tiranë 80 m2 me vlerë 13 mijë euro, rreth 2 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë rreth 80 mijë USD dhe makinë 20 mijë euro./shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Petit Futé”: Arsyet e suksesit të boom-it të turizmit mjekësor në Shqipëri

“Petit Futé”: Arsyet e suksesit të boom-it të turizmit mjekësor në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Statutet e partive si letër higjenike

March 15, 2026
FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

FOTO/ Nga Mercedesi klasik te BMW-ja legjendare, makinat retro ekspozohen në qendër të Elbasanit

March 15, 2026
Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In