Edhe pse ekonomia e Rusisë nuk është aq e mirë, shpenzimet e Putinit veç sa rriten më shumë.
Putin ishte lindur në një familje të varfër dhe pastaj i ishte bashkuar KGB-së si një spiun derisa ishte pensionuar për ta ndjekur një karrierë në politikë.
Departamenti i shtetit Rus bën të ditur se pasuria e Putinit është rreth $150,000 por siç duket pasuria e tij arrin dikur deri në $200 miliardë.
1) Orët
Putin i ka orët e dorës më të shtrenjta sesa çdo njeri tjetër në shtetin rus. Është raportuar se Barack Obama dhe Francois Hollande, që të dy së bashku kanë ora në vlerë prej më pak se $200.
Sidoqoftë, Putin e ka një koleksion me ora të dorës që arrijnë vlerën e milionave. Ora më e shtrenjtë e Putinit është ajo e Lange & Sohne, orë e cila është e mbuluar me xham kristali dhe rripa të arit, dhe e cila supozohet se vlen gjysmë milioni dollarë. Vetëm kjo orë është e barabartë me 60 rroga të Putinit.
2) 4 jahte
Shumica nga ne do të ishim të lumtur nëse do ta kishim një jaht për gjithë jetën tonë.
Por, për Vladimir Putin, vetëm një jaht nuk mjafton.
Lideri rus i ka 4 jahte të vendosura në lokacione strategjike përgjatë shtetit të tij.
Thuhet se një nga jahtet e tij është dhuratë nga një ndër njerëzit më të pasur të Rusisë.
Jahti më i shtrenjtë i koleksionit të jahteve të Putinit e arrin vlerën $37 milion.
3) 700 vetura
Vladimir Putin gjithmonë ka pasur dashuri ndaj veturave.
Thuhet se veturën e parë atij ia ka dhuruar e ëma e tij kur ai ishte në vitin e 3-të të kolegjit.
Sidoqoftë, Putin i zotëron 700 vetura, gjë e cila e bën që ai të ketë 699 vetura më shumë sesa që i duhen një personi të vetëm.
Në koleksionin e tij të veturave ai ka edhe vetura të Formula 1, limuzina etj.
4) 43 aeroplanë
Fluturimet private tanimë janë një gjë e përditshme për Vladimir Putin pasi që atij nuk i mjafton vetëm aeroplani Presidencial por i duhen edhe 42 tjerë.
Shuma totale e aeroplanëve të Putinit e arrin numrin 43, dhe është vlerësuar se kushtojnë rreth $1 milion.
5) Tualet me vlerë $75,000
Ne veçse e kemi përmendur koleksionin e tij tronditës të aeroplanëve, megjithatë një prej karakteristikave kryesore është se një nga aeroplanët e Vladimir Putin e ka tualetin që arrin vlerën prej $75,000.
Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë e bën atë tualet aq të shtrenjtë, por me siguri muzika, masazhi etj, janë gjërat më të vogla.
6) 20 Pallate
Siç duket pasi që Rusia është aq e madhe, Vladimir Putinit i duhen vende të shumta të qëndroj gjatë udhëtimit të tij nëpër shtet.
Sidoqoftë, kur ti i ndërton 20 pallate enorme që kushtojnë me miliarda dollarë, kjo çështje fillon të bëhet problem e veçanërisht kur ekonomia është duke pësuar zbritje.
Putin nuk i ka 20 shtëpi përgjatë shtetit, ai i ka 20 pallate!
7) 15 helikopterë
Nëse keni menduar se 43 aeroplanë mjaftojnë që Putin të lundroj në qiellin e Rusisë atëherë keni gabuar.
Vladimir pos aeroplanëve i zotëron edhe 15 helikopterë e të cilët janë të armatosur ‘deri në dhëmbë’, në rast se dikush provon ta sulmoj atë.
8) Testues ushqimi
Kur ju mendoni për një mbret të vërtetë, ju zakonisht kujtoni kohërat mesjetare. Gjatë asaj kohe mbretërit kryesisht vriteshin përmes helmimit në ushqim nga dikush që dëshironte të ia zinte vendin atyre si mbret. Prandaj, pasi që Putin e konsideron veten mbret, ai e ka punësuar dikë që të ja testoj ushqimet e tij para ti hajë ai, që të sigurohet se nuk janë vdekjeprurëse apo të helmuara.