Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin. Ajo ia doli të kthehet me fitore sërish, pasi njoftoi në rrjetet sociale se po i nënshtrohej një operimi të vështirë.
“Po kthehem me fitoren e tretë”, shprehet ajo në fjalët e para publikisht pasi doli me sukses nga operimi. Ndërsa pak orë më parë ka publikuar si rrallëherë një foto me katër fëmijët e saj.
“Pasuria ime”, shkruan ajo krah fotos.
Nëna e katër fëmijëve, rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë. Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses.
Dy armiqë konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti.
/a.r