• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuria e Klement Balilit, vetëm një banesë në emrin e tij

by Java News
04/03/2017 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda zgjeron rrethin e fmailjarëve të Klemend Balilit vënë në hetim pasurore. ABC News ka mësuar se në emër të Balilit, rezulton vetëm një banesë në fshatin Stjar të Delvinës dhe një llogari bankare. Pronat e tjera bashkë me kompleksin turistik në emër të vëllezërve.

Klemend Balili, i cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit” rezulton i varfër në Shqipëri.
ABC News ka mësuar se krahas hetimit penale, Balili dhe pjesëtarët e afërm të familjes së tij po hetohen me ligjin “Antimafia” edhe për pasurinë e tyre. Burimet thonë se nga hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, Balili rezulton se ka në emër të tij vetëm një banesë në fshatin Stjar të Delvinës dhe një llogari bankare, ku merrte edhe rrogën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë. Në këtë llogari rrjedhëse, thonë burimet është gjetur një sasi e vogël parash.

Sipas akuzës, asnjë pronë tjetër apo pasuri si tokë e truall apo ara, nuk figurojnë në emër të Klemend Balilit, qofshin këto edhe në bashkëshpronësi. Për këtë fakt, prokuroria ka zgjeruar rrethin e pjesëtarëve të familjes së Balilit, të cilëve po i verifikohet pasuria. Burimet thonë, se kompleksi turistik në Sarandë, “Santa Quaranta” nuk është në pronësi të Balilit por vëllait të tij, pasuria e të cilit tashmë po verifikohet. Këto burime, saktësuan se prona është privatizuar shumë vite më parë me procedura të rregullta por që nuk mund të verifikohet origjina e parave të privatizimit të ndërtesës. Ajo që për hetuesit, tashmë është objekt i një hetimi të imtësishëm, është investimi dhe rinovimi i kompleksit që është kryer pas vitit 2004, kohë edhe kur ka hyrë në fuqi ligji “Antimafia”.

Në bazë të këtij ligji, të gjithë pjesëtarëve të ngushtë të familjes së Klemend Balilit po i verifikohet pasuria. Për llogari të këtij hetimi, është kërkuar nga Hipoteka, Tatimet e të gjithë bankat e nivelit të dytë të identifikojnë pronat, pasuritë, bizneset apo llogaritë bankare për të afërmit e tij.
Nga ana tjetër, Klemend Balili, prej dhjetorit të vitit të kaluar është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Pavarësisht këtij vendimi, policia thotë se është shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpol Tiranës. Por në faqen zyrtare të Interpolit, ku publikohen të gjithë emrat e personave të shpallur në kërkim nga shtetet përkatëse, Klemend Balili nuk figuron në këtë faqe të aksesueshme nga publiku. Për dhënien e informacionit të vendndodhjes së tij, policia ka ofruar edhe një shpërblim prej 50 milionë lekësh. Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, Klemend Balili dyshohet se është një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të drogës, që për dy vite ka trafikuar në të gjithë vendet e BE-së rreth 3.8 ton hashash dhe 84 kg kokainë.

Next Post
Rihanna zbulon dietën që e mban në forma trupore të shkelqyera

Rihanna zbulon dietën që e mban në forma trupore të shkelqyera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In