• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuria e gjyqtarit Lulo dhe ajo e çiftit Rama, krahasimi nga Berisha

by A R
27/03/2018 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka dalë në mbrojtje ish-anëtarint të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i cili u shkarkua nga detyra për pasuri të pajustifikuar.

Berisha ka sulmuar procesin e vetingut duke nënvizuar se Lulo ka te drejten e apelimit ku jep garanci se pasuria e tij është një dhuratë bujare nga motra.

Ish-shefi i qeverisë, në mbrojtjen publike pregatitur për Fatos Lulon, ka bërë një paralelizëm mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Pasi ai ra në “rrjetën” e Vettingut, Lulo ka pasur edhe mbrojtjen publike nga një sërë deputetësh të djathtë.

Postimi i plotë:

Gjykatesi Lulo, kryegjykatesi Rama, zonja e tij dhe dhurata bujare 100 milioneshe e saj!

Te dashur miq, dy dite me pare autoriteti i vettingut shkarkoi nga detyra gjykatesin e Gjykates Kushtetuese, Fatos Lulo pasi ky autoritet konstatoi se:

Gjykatesi Lulo ka deklaruar se kishte marre nga motra ndertuese si dhurate:

– Nje zyre pune dhe

– 100 mije euro

Perveç ketyre, gjykatesi Lulo kishte blere nje shtepi ne Kanada per 460 mije euro, te cilat sipas autoritetit te vettingut ai nuk i justifikonte dot.

Gjykatesi Lulo ka te drejten e apelimit.

Une personalisht kam mbeshtetur dhe do mbeshtes pa asnje ekuivok zbatimin rigoroz te ligjit nga çdo institucion i vendit dhe perballjen ligjore me pasojat e shkeljes se tij nga çdo qytetar dhe zyrtar i shtetit shqiptar.

Por shtoj me bindjen me te thelle se zbatimi i njeanshem i ligjit, jo qe nuk pajtohet kurre me shtetin ligjor por eshte e kunderta e tij, eshte diktature dhe vetem diktature!

E them kete sepse ligji per kryegjykatesin, kryeprokurorin, kryeministrin Edi Rama dhe zonjen e tij eshte leter pa vlere!

Le t’u referohemi per kete fakteve, deklaratave te pasurise te vete Edi Rames dhe atyre te zonjes Linda Rama.

Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme

– 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.

Ne vitin 2013, ai nderton sarajet ne Surrel me gjatesi themelesh 58 m nderkohe qe pallati ku banoj une dhe 70 familje te tjera ka gjatesi themelesh prej 46 m.

Rama ne formularin e tij te pasurise ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollare m2 nderkohe qe çmimi ne ate zone, sipas hipotekes, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollare m2

Pra, kemi te bejme me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.

Po Rama, pervec sarajeve te Surrelit, ka ndertuar ne fshehtesi te plote afer Kryegjyshates

– studion dy kateshe me siperfaqe rreth

– 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirese artistike metalesh dhe

– deri tani nuk ka deklaruar asgje per parate e blerjes se truallit, ndertimit te studios dykateshe, furrave speciale te qeramikes dhe shkrirjes artistike.

Por krahasimi i pasurive, jo vetem te Rames por edhe te bashkshortes se tij me ato te gjykatesit Lulo, eshte i frikshem!

Keshtu, zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:

a- nje dhurate me motren vet per 100 milione leke, pa treguar burimin e dhurates fabuloze

Nderkohe qe motra e Gjykatesit Lulo eshte ndertuese e mirenjohur ne Tirane dhe

b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnje fjale per pallatin 5 katesh me siperfaqe ndertimi 960 m2, te ndertuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.

Shkaku i fshehjes se pallatit pesekatesh qendron ne faktin se per ndertimin e tij nuk tregon dot asnje fature tatimore, doganore, bankare apo ndertimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitore! Pra pallati eshte dhurate paje per çiftin Rama.

c- Sipas deklarates, zonja Rama eshte pronare ne kater apartamente banimi, nderkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne nje Fondacion jofitimprures!

Pra, siç del nga keto fakte te pamohueshme, pasurite e pajustifikuara te gjykatesit Lulo nuk jane as cereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjes se tij te nderuar Linda Rama.

Mirepo ne Narkoshtetin e Shqiperise, i pari ne emer te ligjit perzihet nga puna kurse te dytet, po ne emer te ligjit i thone atij gjithe gezim se nuk keni pare gje akoma, kurse per vete shtojne çdo jave pasurite e tyre te paligjshme.

Me kete rast ftoj qytetaret ne interesin e tyre me te mire te shtrojne pyetjen; a nuk kemi te bejme ketu me nje standart te dyfishte ne zbatimin e ligjit?

Ndokush mund te me thote se Rama dhe zonja e tij nuk jane gjykates dhe krahasimi me gjykatesin Lulo nuk qendron.

E verteta eshte se per te gjithe zyrtaret e tjere, jo gjykates dhe prokurore, ekziston per pasurite e tyre nje ligj organik qe i deryron ata te deklarojne me pergjegjesi prane ILDKP te gjitha te ardhurat, pasurite e tyre dhe burimet me te cilat jane vene keto pasuri. Po ky ligj ndeshkon rende, madje me rende sesa ai i vettingut, çdo zyrtar qe ka shkelur dispozitat e tij.

Keshtu qe dallimi midis Lulos dhe çiftit te krye..krye…krye… nuk qendron ne faktin se per çiftin ne fjale nuk ka ligj qe kontrollon pasurite e tyre.

Pra ligji ekziston. Mirepo sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori per verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit perdori shumicen e tij parlamentare te perbere nga vrases, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne menyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurine e tij te paligjshme!

Duke perfunduar, theksoj dhe nje here se standartet e dyfishta jane dyfytyresi shteterore dhe se zbatimi i njeanshem i ligjit eshte tipar themelor i diktaturave, qofshin ato komuniste, fashiste, teokratike apo narkodiktatura! sb

Next Post
Keni pyetje mbi lotarinë amerikanë dhe vizat? Ambasada e SHBA gati t’ju përgjigjet

Bilanci i rusëve të dëbuar dhe mesazhi i ambasadës amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In