• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasuria/ Arjan Ndoja nga i pastrehë në 2003, sot me 24 shtëpi, 5 bodrume e garazhe e disa makina. Bashkëshortes i falën 200 mijë m2 tokë në Durrës

by Java News
29/04/2022 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, cili i shpëtoi një atentati në nëntor të vitit 2019 te rrethrrotullimi i Shkozeti, u paraqit sot në Komisionin e Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. Ashtu siç edhe pritej, seanca dëgjimore u karakterizuar nga shigjetime të vëzhguesit të famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs për lidhje të prokurorit me krimin si dhe me kundërpërgjigje të prokurorit. Krahas udhëtimit në maminë me të ‘fortin e Sukthit’ Landi Muharremi nga Sukthi në momentin e atentatit, Arjan Ndoja rezulton një nga prokurorët më të pasosur të sistemit të drejtësisë.

Në vitin 2003, kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë si Prokuror në Durrës, Arjan Ndoja, rezulton i pastrehë. Nuk ka as banesë dhe as para. Prokurori deklaron vetëm një makinë tip Benz e vlerë 200 mijë lekë.

Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Në vitin 2008 rikthehet në sistem  dhe deklaron 750 mijë euro pasuri dhe të ardhura, siç edhe u konstatua sot në seancën dëgjimore. Ndoja ka fituar 250 mijë euro në vit si avokat, para se të kthehej në sistem. Në këtë vit deklaron, dy lokale në Shëngjin, dy apartamente 117 m2 dhe 90 m2, dy makina dhe të ardhura nga pagat.

Deri në vitin 2016, kohë brenda të cilës vepron Vetingu, Arjan Ndoja deklaron 24 apartamente dhe ndërtesa, 4 bodrume, dy garazhe dhe disa makina.

Këto pasuri janë modeste në raport me pasurinë e dyshimtë të deklaruar nga bashkëshortja e prokurorit, Arjan Ndoja, Elderina Frrok Ndoja. Zonja Ndoja deklaron se në vitin 2013 i kanë falur në Durrës rreth 200 mijë m2 tokë.

Në vitin 2013 rezulton se bashkëshortes së Arjan Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe mbi 200 mijë metra katrorë. Referuar deklaratës së pasurisë së prokurorit Ndoja, në 26 prill të 2013, bashkëshortes së tij i kanë dhuruar me kontratë në Durrës dy sipërfaqe toke, njëra 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 metra katrorë.

Të dyja pronat janë të lloji tokë pyll. Një muaj më vonë, pra në prill të viti 2013, zonjës Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë disa prona të tjera, konkretisht me sipërfaqe 800 metra katrore, 800 metra katrore, 1800 metra katrore si dhe 1 100 metra katrore.

Ndërkaq, po në maj të vitit 2013, Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj në muajin prill, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë rreth personit që i ka dhuruar pronat se bashkëshortes së Arjan Ndojës, as rreth personit të cilit zonja Ndoja i ka dhuruar sipërfaqet 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 si dhe as rreth vendosjes së pronave brenda qarkut të Durrësit.

Dhurimi është i dyshimtë pasi në deklaratat e para të pasurisë 2003-2004 Arjan Ndoja ka pasuri dhe të ardhura modeste. Ndërkaq, nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, deklaron vetëm pagën si juriste dhe asnjë pasuri tjetër.

Madje. në vitin 2004, Elderina Frrok Ndoja deklaron vetëm pagën 500 000 në vit si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, çifti nuk ka deklaruar pasuri, pasi Ndoja nuk ka qenë subjekt deklarimi.

Në vitin 2008 vijonte të deklarojnë pasurinë, ku zonja Elderina Frrok Ndoja deklaron sërish pagë vjetore 504 000 lekë si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti. Po gjatë këtij viti, Elderina Frrok Ndoja deklaron një makinë me vlerë 36 mijë euro, pa shpjeguar burimin në deklaratë.
Lëvizjet në pasurinë e prokurorit Arjan Ndoja

Viti 2003
Benz 190, vlera 200 000 lekë.
Paga si prokuror, 75 000 lekë.
Paga e bashkëshortes si juriste, 27 500 lekë

Viti 2004
20 mijë euro cash
Të ardhura si prokuror, 500 000 lekë.
Të ardhura si avokat, 28 mijë euro.

Viti 2008
Apartament 117 m2, vlera 65 mijë euro, pjesa 50 %.
Lokal në Shëngjin Lezhë, vlera 114 600 euro, pjesa 100 %.
Lokal në Shëngjin Lezhë, 159 520 euro, pjesa 100 %.
Apartament 90 m2 në Shëngjin Lezhë, 2 000 000 lekë, pjesë 100 %.
Makinë benz, 200 000 lekë.
Makinë BMË, 34 mijë euro.
Paga tek universiteti Kristal, 750 000 lekë.
Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja paga si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë, 500 lekë.
Zef Ndoja, paga si mësues 328 800 lekë.
Znj. Ndoja, paga si mësuese, 294 000 lekë.
Detyrime bankare, 17 mijë euro.

Viti 2009
Kursime nga aktiviteti profesional, 676 844 lekë.
Shitje makine, 500 000 lekë.
Kontratë shitjeje… 94 020 euro.
Kontratë shitjeje… 69 835 euro.
Të ardhura si pedagog në Universitetin Kristal, 474 171 lekë.
Blerje automjeti, 20 mijë euro.
Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 795 000 lekë pagë.

Viti 2010
Të ardhura të pakësuara, 83 370 lekë.
Pagesë për Drejtorinë e Tatimeve, në bazë të njoftimit të vlerësimit tatimor… 9 676 832 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 64 000 lekë në muaj.

Viti 2011
Të ardhura të kursyera nga paga, 235 256 lekë.
Të ardhura nga shitja e makinës BMË, 30 mijë euro.
Shuma 785 000 lekë ka kaluar në llogari kursimesh.
Paga e bashkëshortes si juriste pranë shoqërive Rafaelo dhe Ani, 211 833 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga paga, 372 506 lekë dhe 850 604 lekë.
Lokal dhe garazh të regjistruara në ZVRPP, të deklaruara më parë.
Bashkëshortja të ardhura si juriste pranë shoqërisë Rafaelo, 247 670 lekë.
Të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ 14 mijë euro.
Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate si dhe 683 332 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të kursyera nga paga, 831 209 lekë.
Honorar nga pjesëmarrja në seminar trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 10 800 lekë.
Bashkëshortes Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë 79 434 m2 në Durrës
Bashkëshortes i dhurojnë 112 277 m2 në Durrës.
Bashkëshortes i dhurojnë 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës.
Elderina Frrok Ndoja dhuron 79 434 m2 dhe 112 277 m2 tokë në Durrës.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 65 662 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 71 934 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 2 500 euro.
Të ardhura nga puna si avokate, 1 712 860 lekë.

Viti 2014
Parking në Shëngjin, 13 m3, vlera 23 mijë euro, 100 % të pjesës.
Bodrum në Shëngjin, 100 % të pjesës.
Truall në Shëngjin, me shkëmbim, 2008 m2, 50 % e pjesës.
Aneks kontrate me shoqërinë… 28 %.
Të ardhura nga paga, 1 026 077 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga biznesi si avokate 1 030 000 lekë
Të ardhura si detyrim nga shoqëria Vitrina, 11 280 euro.

Viti 2015
Të ardhura të kursyera nga paga dhe nga të ardhura të paguara nga Drejtoria e Tatimeve, në zbatim të vendimit gjyqësor, 10 437 371 lekë.
Bashkëshortja të ardhura të kursyera në llogarinë e biznesit, 982 502 lekë.

Viti 2016
Pasuri të fituara nga kontrata e sipërmarrjes me shoqërinë ‘Rafaelo 2002’, në Shëngjin Lezhë. Kontrata është lidhur në 2014 dhe e deklaruar në vitin 2015.
Apartament 60 m2
Apartament 65 m2
Apartament 65 m2
Apartament 60 m2
Apartament 100 m2
Apartament 60 m2
Apartament 100 m2
Apartament 60 m2
Apartament 65 m2
Apartament 78 m2
Apartament 61 m2
Apartament 94 m2
Apartament 77 m2
Apartament 91 m2
Apartament 61 m2
Apartament 61 m2
Apartament 94 m2
Apartament 77 m2
Apartament 91 m2
Apartament 61 m2
Apartament 104 m2
Bodrum 19 m2
Bodrum 15 m2
Bodrum 50 m2
Pasuri 499 m2, e llojit truall dhe ndërtesë, përfituar si rezultat i veprimeve përmbarimore.

Huadhënie shtetasit… 159 520 euro.
Detyrim 159 520 nga shtetasi…, për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara në kontratën e pronësisë, të pasurisë lokal në Shëngjin.
Huadhënie pa interes shtetasit… 88 mijë euro.
Gjendja cash, 6 mijë USD.
Gjendja llogarie, 10 149 808 lekë
Të ardhura nga paga, 1 199 440 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 1 466 922 lekë.
Bashkëshortja automjet 1 400 000 lekë./shqiptarja.com

Next Post
Shamia e zotit Pres.

Pse Amerika foli shkurt në Tiranë?

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Kriminelte,te quajtur prokurore e gjyqtare kta ishin vene ngara kushe arrin pasuri me shume,duke plackitur qytetarte e mjere.
    Pytja eshte valle a do te kete ni organ drejtesie ti hetoje kta hajdute qe masakruan popullin duke i plackitrur duke mose ju dhene drejtesi.Ktyre ndytsirave duhet tju sekuestrohen parate e pasurite kjo eshte zgjidhja e pa negociueshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In