• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pasuria 2019/ Erinda Balanca, vilë pranë Bashës në ‘Rolling Hill’, Guvernatori Sejko 130 mijë € paga vjetore

by Java News
08/08/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet ekskluzive në pasurinë e krerëve të institucioneve të pavarura gjatë vitit 2019, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë zyrtari me pagën më të lartë në vend.

Gent Sejko dhe Erinda Ballanca

Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve të institucioneve të pavarura për vitin 2019. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bashkë me bashkëshorten Elona Sejko, gjatë vitit 2019, deklarojnë 16 529 326 lekë të ardhura vetëm nga pagat ose rreth 130 mijë euro. Sejko është zyrtari me pagën më të lartë në Shqipëri. Ai deklaron 5.5 milionë lekë pagë, 2.6 milionë lekë honorare dhe 6.8 mijë euro dieta, ndërsa bashkëshortja 8 milionë lekë pagë ose rreth 64 mijë euro. Elona Sejko deklaron se ka blerë edhe një makinë tip Audi për 55 mijë lekë. Më parë çifti ka deklaruar apartament 104 m2 në Tiranë, apartament 65 m2, apartament 70 m2, apartament 136 m2 në Durrës, truall 238 m2 në Durrës, Elona Sejko 25% e një apartamenti 69 m2, 25% e një trualli me 4 420 m2 në Sarandë, depozitë 260 mijë euro, depozitë 75 mijë dollar, 37 532 euro etj.

( Kliko këtu ) Deklarata e pasurisë së Gent Sejkos

Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, gjatë vitit 2019, deklaron rreth 80 mijë euro të ardhura. Konkretisht, Balanca deklaron 3.6 milionë lekë pagën si Avokate e Popullit, 4 mijë euro dhe 480 USD dieta, 8.7 mijë euro të ardhura nga qiratë si dhe 39 mijë euro të ardhura nga kompania ‘E 4 Legal’. Ndërkaq, Balanca vijon të shlyejë disa kredi 173 mijë euro, 100 mijë euro dhe 230 mijë euro për blerjen e një vile në fshatin e pasanikëve, në rezidencën ‘Rolling Hills’. Në ‘Rolling Hills’ banon edhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Ky i fundit e propozoi Balancën në krye të Avokatit të Popullit në kuadër të paktit të 17 majit 2017 me Edi Ramën, si kusht për të hyrë në zgjedhje.

Më parë, Balanca ka deklaruar si pasuri një shtëpi banimi 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 mijë euro, apartament 107 m2 në Rr. Brigada VIII Tiranë, 1/8 e një shtëpie banimi në Tiranë, 1/3 e një apartamenti në Tiranë, apartament 125 m2 dhe garazh me vlerë 150 mijë euro, apartament banimi në Vlorë 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, makinë Mitsubishi Outlender 22 mijë euro etj.

Next Post
FOTOT/ Befason 27 vjeçarja: Nga obeze 145 kilogram në supermodel

FOTOT/ Befason 27 vjeçarja: Nga obeze 145 kilogram në supermodel

Comments 1

  1. Tusha says:
    6 years ago

    Leku leter ,leku leter..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In