• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasuri e fshehur

by Artur Ajazi
01/11/2024 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Thotë një fjalë e vjetër, “të fulliq Zoti”. Dhe kjo ndoshta po ndodh me “fakirët” e opozitës. Çdo ditë po thirren në SPAK, ata që hiqen si “akullore”, ata që thonë se “ne jemi të pastër, ata të Ramës janë të korruptuar, të pasuruar me para të pista”. Por ja që “të fulliq Zoti”. Të gjithë 1 e nga 1, po thirren në SPAK, të akuzuar dhe denoncuar nga individë dhe struktura shteti, se ‘kanë fshehur pasurinë”. Pra, nuk kanë deklaruar se kanë pallate, vila, makina, miliona, resorte, biznese, etj. Dhe kur i vunë ?

Sa kishin pushtetin natyrisht, sa ishin në poste, dhe gëzonin ofiqe. Morën çfarë u doli përpara. Tendera, prona, troje, fshatra turistike, makina luski, dhe sot bredhin para atyre që thërrasin në protesta, sikur të ishin deputetë të anglezëve, gjermanëve, dhe jo shqiptarëve. “Pasuri e fshehur, dhe pushka ngrehur”.

Edhe janë  të zhytur në korrupsion, edhe dalin dhe protestojnë, ulurasin dhe akuzojnë ministra, deputetë, dhe drejtues të tjerë se “janë të kapur nga korrupsioni”. Ata nuk e kuptojnë se SPAK-u, nuk dëgjon as majtas dhe as djathtas, nuk pyet shumë as edhe për presionet dhe paralajmërimet e Berishës. Struktura e posaçme hetimore, po i jep vendit imazhin pozitiv, dhe po tregon se, e ka seriozisht betejën me krimin, korrupsionin, dhe mbështetësit e tyre. në Progres Raportin për Shqipërinë, Parlamenti europian, i referohej edhe punës lavdëruese të SPAK-ut, si një structure solide, e cila ka vendosur stardarde të reja  në drejtësinë shqiptare.

Thërritja  e ish-kryeministrit, ish-presidentit, masa e arrestit ndaj tyre, arrestimi i ish-ministrave të kësaj qeverie, hetimi dhe gjykimi i deputetëve të Parlamentit, që hiqen si “evliha”, dhe na qenkëshin të pasur sa sheikët, tregon se gjithçka po lëviz për mbarë në këtë vend. Sot nuk ka “të paprekshëm”, le të jesh ti kryeministër, minister, deputet, kryetar bashkie, drejtor policie, apo dhe prokuror apo gjyqtar. Kush ka vjedhur, kush ka miq dhe shokë kriminelët dhe trafikantët, e ka vendin para ligjit.

Dënimi i çdo mashtruesi, që edhe ka vjedhur, edhe ka grabitur prona dhe pasuri të tjera, dhe na del dhe bën “qelibarin apo viktimën”, mbetet detyra kryesore e SPAK-ut. Drejtësia e re, nuk fal sot, as prokurorin, as gjyqtarin. Vetting-u, tregoi se, ata prokurorë, gjyqtarë, apo dhe drejtues të tjerë në strukturat e drejtësisë, që justifikojnë pasurinë  që posedojnë, janë flakur nga rradhët e tyre. Ata meritojnë, dhe duhet të shkojnë në ndjekje penale. Konfiskimi i pasurisë së tyre, mbetet sfida e drejtësisë së re.

Nuk  mund të gëzosh më asnjë minutë, një pasuri që e ke nga korrupsioni, krimi, trafiqet, dhe format e tjera kriminale, ashtu siç nuk mund të jesh më deputet, ministër politikan, apo kushdoqofsh, në rast se ke “ngjyer” duart dhe krahët në para taksapaguesish, tendera investimesh, apo lidhje kriminale. Kush fsheh pasurinë, ka shkalur ligjin, dhe kush shkel ligjin, duhet të përgjigjet para tij.

Next Post
“Kunatin vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”/ Flet mes lotësh motra e Flutura Bashës: Ja biseda jonë e fundit

“Kunatin vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë”/ Flet mes lotësh motra e Flutura Bashës: Ja biseda jonë e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In