Një 35-vjeçar nga fshati Vlosh i Roskovecit ka vdekur pasi është goditur aksidentalisht me çifte nga fëmija i tij.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite, teksa Karafil Rrapushaj po pastronte çiften në oborr dhe është qëlluar pa dashje nga djali 7-vjeçar.
Rrapushaj është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.
d.i.