• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pastrimi i parqeve në kryeqytet, Veliaj dhe ambasadori japonez firmosin marrëveshjen

by A R
23/03/2018 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Japonia do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të përmirësuar shërbimin e pastrimit të parqeve të qytetit. Përmes nënshkrimit të një marrëveshje mes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Ambasadës së Japonisë në Tiranë, projekti mundëson shtimin e mjeteve dhe pajisjeve për pastrimin e Parkut të Liqenit Artificial dhe parqeve të tjera.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi qeverinë japoneze për këtë mbështetje.

“Më vjen mirë që nga kjo marrëveshje marrim një donacion shumë të vyer për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, si ndihmë për shtimin e pajisjeve, koshat dhe një sistem të modernizuar të pastrimit për parqet e Tiranës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ky projekt bashkëpunimi është njëkohësisht edhe një vlerësim që i bëhet punës së APR-së, e cila jo vetëm e ka gjallëruar Parkun e Liqenit Artificial, por edhe punon çdo ditë që qytetarët të gjejnë një mjedis të pastër dhe të rregullt.

“Vlerësimi më i mirë për parqet e Tiranës nuk vjen nga unë si kryetar bashkie, por nga ata që janë të huaj, që e vënë re cilat janë agjencitë e bashkisë që performojnë më mirë dhe duan të bashkëpunojnë me më të mirët. APR është një histori suksesi e Bashkisë së Tiranës dhe më vjen mirë që falë këtij donacioni do ta ketë pak më të lehtë punën”, shtoi Veliaj.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, vlerësoi punën që po bën Bashkia e Tiranës për krijimin e Pyllit orbital, ndërsa u shpreh se projekti mundëson përmirësimin e mjedisit në qytet. “Është një kënaqësi e madhe që firmos këtë projekt, i cili ka impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mjedisit në Tiranë. Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin tim për kryetarin e Bashkisë dhe punën e tij të palodhur për krijimin e ‘Pyllit Orbital’, duke planifikuar mbjelljen e miliona pemëve të reja në Tiranë, e cila konsiderohet realisht si trashëgimia më e mirë për gjeneratën tjetër”, tha ambasadori Ito.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi gjithashtu faktin se donacioni i parë i Ambasadës së Japonisë në nivel lokal i është besuar Bashkisë Tiranë, duke mbjellë fillimisht qershi japoneze në Parkun e Tiranës dhe duke kontribuuar tashmë edhe me mjete pastrimi. “Më vjen mirë që si ent lokal, jemi partnerët e parë të ambasadës së Japonisë në Tiranë dhe shpresoj që kjo dallëndyshe e parë do t’i japë mundësinë disa bashkëpunimeve të tjera”, tha Veliaj.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Japoninë do të vazhdojë edhe më tej për të shfrytëzuar përvojën e saj për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin.

a.ç

 

 

Next Post
Statistikat optimiste, rritet me 91 % turizmi kulturor

Statistikat optimiste, rritet me 91 % turizmi kulturor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In