• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pastrimi parave/ Noterët dhe Hipotekat rrisin numrin e raportimeve, bankat dhe exchange shënojnë rënie

by Java News
18/04/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Subjektet që kanë detyrimin e raportimit të aktiviteteve të dyshimta pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë dërguar vitin e shkuar 1525 sinjalizime pranë këtij institucioni. Ky është numri më i lartë i raportimeve në raport me katër vitet paraardhëse ndërsa në raport me 2017 kemi një rritje me 10.2 për qind.

“Gjithashtu, vihet re dhe një rritje e ndërgjegjësimit të subjekteve raportuese në lidhje masat parandaluese që duhen marrë. Raporti i aktivitetit të dyshimtë e dërguara nga noterët dhe shoqëritë e transfertave kanë pësuar rritje të ndjeshme, krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërkohë që ato të dërguara nga bankat, zyrat e këmbimit valutor dhe shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorikë kanë shënuar rënie” vlerëson DPPPP.

Por si paraqitet pjesa e raportimeve në shifra. Për vitin 2018 nga ana e bankave janë dërguar pranë DPPPP të paktën 563 raportime për aktivitet të dyshimtë. Kjo është me një ulje në raport me vitin paraardhës. Shoqëritë e transfertave nga ana tjetër kanë rritur me rreth 50 për qind duke kapur nivelin 247 raportime. Rritje të dukshme kanë pësuar raportimet nga noterët të cilët nga 254 në vitin 2017 arritën 469 deri në fund të vitit të shkuar.

Nga ana e institucioneve shtetërore rritjen më të dukshme e ka pasur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme cila raportoi për 164 raste ndërkohë që një vit më parë kishte vetëm gati gjysmën e kësaj shifre. Rënie të raportimeve për raste të dyshimta kanë pasur shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorike ku nga 101 që ishin në 2017 zbritën në vetëm 6 raste në fund të vitit 2018.

Çështja e parandalimit të pastrimit të parave ka qenë në fokus të institucioneve ndërkombëtare por edhe të atyre në vend lidhur me përmirësimin e kuadrit ligjor. Moneyval në vlerësimin e fundit për Shqipërinë kaloi vendin tonë tek vendet nën mbikëqyrje ndërkohe që nga ana e qeverisë është në diskutim një paketë e plotë ligjore që synon të korrigjojë aspekte të ndryshme duke nisur nga kompanitë offshore e një sërë rregullimesh në tregje të tjera./ Monitor

g.kosovari

Next Post
Kishte përshkruar flakët që do të gllabëronin ‘Notre Dame’, libri i Viktor Hygo arrin rekord shitjesh

Kishte përshkruar flakët që do të gllabëronin ‘Notre Dame’, libri i Viktor Hygo arrin rekord shitjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In