• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pastrimi i parave/ Raporti i fundit i Moneyval: Shqipëria ka bërë progres në disa aspekte kyçe!

by
08/06/2022 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Europës ka publikuar raportin më të fundit të Moneyval për Shqipërinë, sa i përket luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku flet për përmirësim të vendit tonë në këtë drejtim, dhe për përmirësim të vlerësimit.

“Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, duke shfaqur progres të mirë në nivel pajtueshmërie me standardet e Task Forcën e Aksionit Financiar (FATF)”-nënvizon Moneyval në raportin e Këshillit të Europës, të përditësuar dhe vijues për vendin tonë, të publikuar këtë fillim-javë. Si rrjedhojë e këtyre hapave pozitivë, vlerësimi i Shqipërisë në këtë drejtim është përmirësuar, nga pjesërisht i pajtueshëm, në gjerësisht i pajtueshëm, në dy aspekte të lidhura me transparencën dhe përfituesit pronarë, me rregullimin dhe mbikqyrjen e institucioneve financiare. Nga ana tjetër, vlerësimi i aspektit të asistencës ligjore të ndërsjelltë (MLA), sa i përket ngrirjes së aseteve dhe konfiskimit, është rritur nga “pjesërisht e pajtueshme” në “të pajtueshme”.

Moneyval i Këshillit të Europës në raport vlerëson kryesisht kornizat ligjore dhe pajtueshmërinë e tyre me standardet e Bashkimit Europian. Por, nga ana tjetër, në raport thekson se, si rrjedhojë e kufizimeve proceduriale, nuk ka vlerësuar dot masën në të cilën këto masa janë implementuar në praktikë.

Në raport, Shqipëria vlerësohet gjithashtu të ketë ndërmarrë hapat e nevojshme sa i përket licensimit të institucioneve financiare jo-bankare, me qëllimin për të parandaluar kriminelët dhe bashkëpuntorët e tyre nga pronësia e plotë apo e pjesshme e tyre, apo edhe mbajtja e funksioneve drejtuese.

Sa i përket asistencës ligjore të ndërsjelltë, Shqipëria vlerësohet të ketë vendosur mekanizmat e nevoshëm për të ekzekutuar urdhra konfiskimi jashtë vendit, ndarjen e aseteve të konfiskuara me vendet e huaja.

“Në tërësi, Shqipëria ka arritur objektivat e përgjithshme të MONEYVAL, duke adresuar, hendeqet e pajtueshmërisë teknike brenda tre vitesh nga adoptimi i raportit të vlerësimit të ndërsjelltë”-thotë nder te tjera Këshilli i Europës në raport.

/e.d

Next Post
Atentat në Fushë-Krujë / Kush është i plagosuri Mariglen Haka dhe si i shpëtoi 100 plumbave

Atentat në Fushë-Krujë / Kush është i plagosuri Mariglen Haka dhe si i shpëtoi 100 plumbave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In