Banka zvicerane ”Reyl” pranoi sot t’i paguajë Francës një gjobë prej 2,8 milionë eurosh, për shkak të një hetimi për pastrim parash dhe mashtrim fiskal, sipas burimesh pranë kësaj dosje.
“Banka Reyl pranoi një procedurë të ‘pranimit të fajësisë’ (pranim paraprak i fajësis), duke i mundësuar të negociojë një dënim me drejtësinë franceze që u miratua më 5 janar”, sipas këtyre burimesh.
Të dënuar për të njëjtën aferë, shefi i Reyl, Dominique Reyl dhe djali i tij François, përfituan nga një shkarkim i dhënë më 8 dhjetor nga gjyqtarët hetues.