• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pastrimi i parave/ ‘Antimafia’ sekuestoi 31.8 mln USD në 2018

by Java News
19/02/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportimi i qeverisë për vitin 2018 lidhur me avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, i dorëzuar në Kuvend bën me dije se janë mbi 31 milionë euro të sekuestruara si efekt i ligjit ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe atij “antimafia”. Raporti edhe pse i dorëzuar në 31 janar mban shifra deri në tetor 2018 lidhur me këto aspekte por edhe shumë të tjera të lidhura me ekonominë.

Ndër të tjera raporti thekson se janë marrë masa sipas këshillave të fundit të Moneyval i cili këtë herë ishte kritik për vendin tonë duke e futur atë në monitorim të ecurisë së reformave. Qeveria nënvizon se nisur nga kjo janë marrë edhe një sërë masash që kanë reflektuar kërkesat e Moenyval.

“Lidhur me pastrimin e parave, në maj të vitit 2018, Komiteti Moneyval miratoi Raportin e Vlerësimit të Ndërsjellët në fazën e 5-të të vlerësimit. Ndërkohë është përgatitur një plan pune për të korrigjuar mangësitë e identifikuara në Raport. Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2018 për veprën penale pastrimi i të ardhurave nga veprat penale ose veprimtari kriminale janë sekuestruar pasuri kriminale me vlerë mbi 15.3 milionë euro të 326 rasteve (4,046,615 euro në llogaritë bankare, 7,766,000 euro në asete, 3,497,150 € në para/kartëmonedhë), nga të cilat 2,077,431 euro vetëm në muajin tetor 2018” thuhet në raport.

Nga ana tjetër i njëjti dokument ndalet në një analizë më të hollësishme edhe për sekuestrimin e pasurive që janë bërë nën veprimin e ligjit antimafia.

“Për të njëjtën periudhë 10-mujore, në lidhje me Ligjin Nr. 10192 “Për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit” (Ligji Anti-mafia), pasuritë e sekuestruara ishin me një vlerë prej 16,530,000 euro (në prona të luajtshme dhe llogari bankare), nga të cilat 600,000 euro vetëm në muajin tetor 2018” thuhet në raport.

Pastrimi i parave ka qenë një temë e ndjeshme së fundmi ku ka një theks të vazhdueshëm si nga ana e ekspertëve ashtu edhe insitucioneve ndëkrombëtare për kujdesin që duhet të tregojnë autoritetet publike ndaj fenomenit. Moenyval nënvizoi në raportin e tij të fundit se ka nevojë për një sërë masash shtesë për të shmangur fenomenin ndëkrohë që nënvizonte se ishin disa sektorë mes të cilat edhe lojrat e fatit apo kompanitë me pronësi të paqartë që duhet të shiheshin më me vëmendje nga qeveria. /Monitor

 

/a.meta

Next Post
Ambasada e SHBA në Tiranë, jep njoftimin e rëndësishëm për programin e vizave

Militantët e PD sulmojnë ambasadën amerikane: Paguhet nga paratë e drogës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In