• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pastrimi i parave, 13 persona me influencë të lartë në ‘rrjetë’

by A R
27/03/2018 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshehtësi të plotë dhe falë koordinimit të një numri të gjerë institucionesh, është realizuar operacioni më masiv, për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive të paligjshme, të zyrtarëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Organet ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kanë mundësuar vitin e kaluar verifikimin e pasurive të paluajtshme dhe parave të pista të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, ambasadorëve dhe drejtorëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë vendit. 13 personazhe me influencë më madhe në Shqipëri kanë rënë në rrjetën e këtij operacioni gjatë vitit 2017, ndërsa në total janë sekuestruar 9 milionë euro si para të pista.

Konfirmimi

Verifikimi është konfirmuar dje nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2017. Vetëm brenda një muaj, Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka kthyer përgjigje Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për 3 mijë persona të verifikuar, ku përfshihen jo vetëm njerëzit e drejtësisë, por edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Gjithashtu, në raportin e prezantuar dje në Komisionin e Sigurisë thuhet se, DPPPP, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ka bashkëpunuar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin e nivelit bazë të Vetingut, për verifikimi pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, brenda dhe jashtë vendit, pasuri të cilat mund të jenë produkt i parave të pista. Këto verifikime masive, janë bërë për llogari të ILDKPKI dhe procesit të Vetingut. Për evidentimin e pasurive të krijuara më para të pista, DPPPP ka bashkëpunuar edhe me ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Tiranë, të cilët asistojnë shqiptarët në zbatimin e ligjit të Vetingut.

“Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, DPPPP, gjatë vitit 2017, ka krye verifikime në bazë të të dhënave dhe ke kthyer përgjigje për 3 mijë persona për ILDKPKI, proces ky voluminoz për institucionin, duke marrë në konsideratë se i njëjti numër personazh verifikohet përafërsisht ne bazën vjetore për llogari të policisë dhe prokurorisë. Bashkëpunimi më ILDKPKI, jo vetëm në kuadër të këtij procesi, por edhe më gjerë është në nivele shumë të mira. Në vijim, që nga muaji nëntor 2017, kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të kthimit të përgjigjeve të dhëna që DPPPP disponon, apo që mund të sigurohen nga homologët jashtë vendit, në respekt të dipozitave përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar. Bashkëpunimi me ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjithashtu ka qenë konstant dhe konstruktiv”, thuhet në raport.

7 mijë persona me aktivitet të dyshimtë

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, tha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash.

“Viti 2017 ka qenë intensiv për institucionin tonë. Çështjet që meritojnë vëmendje: Vlerësimi nga komiteti MANIVAL për pastrimin e parave. Jemi në një fazë të avancuar. Procesi përfshin institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, Doganat, Tatimet, Ministria e Jashtme, etj. Para muajit korrikut do të kemi raportin, procesi është në vijim. Sa i takon, bashkëpunimit me Prokurorinë, Policinë dhe SHISH, ka elementë për të rregulluar. Kemi referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash. Gjatë viti 2017: janë lëshuar 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KPK, si dhe kemi shkëmbyer informacione me ndërkombëtarët në nivel Shërbimi Inteligjent. Kemi verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash”-tha Arlind Gjokutaj, Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave

Politikanët

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se hedhja në qarkullim e parave të pista është problemi më i madh që ka Shqipëria. “Hedhja në qarkullim e parave të pista është problemi më i madh që ka vendi ynë. A ka pasur politikanë të përfshirë në pastrimin e parave?”, tha Salianji. Ndërkaq, Gjokutaj nuk foli për politikanë të përfshirë, por persona më influencë të lartë.

“Terrorizmi financohet me shuma dhe shumë të vogla. Kemi bllokuar rreth 75 mln euro. Aktiviteti ynë shënon një veprimtari në rritje. Kemi pasur 5 raste të referuar për financim të terrorizmit. Institucioni ynë ka qenë pjesë e Task Forcës së ngritur për monitorimin e zgjedhjeve. Në vija të përgjithshme, në periudhën parazgjedhore nuk pati një rritje e pajustifikueshme e sasisë së parave në qarkullim. Sa i takon ndikimit të këtyre parave në kursin e këmbimit, ne nuk jemi institucioni i duhur. Kursi i këmbimit në vendin tonë është totalisht i lirë. Janë 13 raste të referuara për shpërdorim detyre apo pasiv, që është shifra më e lartë e referuar ndonjëherë në histori. Këta nuk janë detyrimisht politikanë, por janë persona me influencë të lartë”-u shpreh Arlind Gjokutaj./shqiptarja/a.m.

Next Post
City zgjidh qesen: 75 milionë euro për Iscon

City zgjidh qesen: 75 milionë euro për Iscon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In