Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë.

Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.

 “Vijon pastrimi i kanalit kryesor kullues përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë, infrastrukturë nga e cila përfitojnë qindra fermerë për kullimin e tokave bujqësore në zonat e Trushit, Bërdicës dhe Dajçit, në pjesën e Nënshkodrës.

Ndërhyrjet në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe në kolektorët kryesorë, po kryhen në mbarë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor, duke garantuar ujitjen e domosdoshme të prodhimeve gjatë sezonit veror”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.