• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pastrimi i drejtësisë me vetting-un, çliron miliona euro financime të BE për Shqipërinë

by Java News
12/11/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse spastrimi i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, nëpërmjet zbatimit të ligjit të Vetingut, është kusht për zyrtarizimin e çeljes së negociatave në dhjetor, hetimet, arrestimet VIP dhe dënimet për korrupsionin do të jenë përcaktuese për akordimin e fondeve të Bashkimit Evropian, për zhvillimin e sektorëve prioritarë, sidomos në fushën e shtetit të së drejtës.

Ka një dokument, i cili përcakton të gjitha prioritetet e asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë deri në vitin 2020. Zbatimi i këtij dokumenti nuk përcaktohet nga çelja e negociatave, por nga përmbushja dhe realizimin e disa objektivave nga autoritetet shqiptare.

Konkretisht, dokumenti përcakton 8 fusha, zhvillimi i të cilave do të financohet nga BE, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Dokumenti tregon gjithashtu edhe se si do të matet dhe monitorohen progresi, në varësi të të cilit do të përcaktohen edhe alokimet financiare.

Arrestimet  
Si ta takon shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, për financimin e kësaj fushe, BE kërkon ndër të tjera një historik të rezultateve në lidhje me hetimet e suksesshme, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit, sidomos në nivele të larta. Pra, nuk mjaftojnë më hetimet dhe arrestimet, por duhet një bilanc për dënimin e pushtetarëve për korrupsion.

Janë pothuajse të njëjtat kërkesa dhe kushtet që i janë vënë Kroacisë dhe Rumanisë, dyert e Brukselit për të cilat u hapën vetëm pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryeministrave, ish-ministrave, ministrave, kryebashkiakëve etj. Ka një pritshmëri të madhe se ky kusht, i cili nuk ka të bëjë me çeljen e negociatave, por vetëm me alokimin e fondeve, do të plotësohet me ngritjen e institucioneve të reja antikorrupsion, konkretisht të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Korrupsioni në gjyqësor
Po ashtu kërkohet rishikimi i qasjes në luftën kundër korrupsionit dhe përshtatja për rritjen e efektivitetit të saj, përfshi edhe ndryshimet e nevojshme legjislative, dhe kapacitetet plotësisht funksionale të prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese, si dhe përmes një kornize të fuqishme institucionale për parandalimin e korrupsionit.“Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Shqipëria. Niveli i lartë i korrupsionit në sistemin gjyqësor rezulton në një nivel të ulët të besimit publik. Mangësitë në kuadrin ligjor dhe normativ janë të favorshme për korrupsionin. Historiku i rezultateve tregon se dënimet dhe hetimet proaktive në fushën e korrupsionit mbeten të ulëta”, thuhet në dokument.

Financimi me kusht
Asistenca për reformat e drejtësisë do të jepet mundësisht përmes mbështetjes buxhetore sipas fushës vetëm nëse plotësohen kushtet. Asistenca për përmirësimin e infrastrukturës gjyqësore dhe në drejtim të ndërtesave dhe pajisjeve do të ofrohet nëpërmjet kontratave të punës dhe kontratave të furnizimit ose përmes mbështetjes buxhetore të fushës nëse është e mundur, me kusht që ka përkushtim të qartë dhe përparim në zbatimin e reformave në këtë fushë dhe infrastruktura mund të vihet në punë dhe të mirëmbahet.

Përcaktimi i prioriteteve
Në mënyrë që të rrisë ndikimin e saj, asistenca financiare e BE-së do të përqendrohet në fusha ku reformat apo investimet janë më të nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit, si edhe do të përshtatet sipas kapaciteteve të Shqipërisë për të përmbushur këto nevoja. Asistenca do të planifikohet me koherencë dhe gjithëpërfshirjes, që të përmbushen sa më mirë katër objektivat specifikë dhe të adresojë prioritetet tematike të renditura. Për më tepër, asistenca e BE-së është vetëm një nga mjetet për të arritur përparimin e nevojshëm. Kur përcaktohen prioritetet për veprim, merren parasysh mirë edhe mjetet e vetë përfituesit dhe mbështetja e dhënë nga instrumente të tjerë të BE-së dhe nga aktorë të tjerë, në veçanti donatorët dypalësh apo institucionet financiare ndërkombëtare. Në këtë pikëpamje, përparësi i jepet dhënies së asistencës financiare me bazë sektoriale, që të sigurohet përqasje më afatgjatë, koherente dhe të qëndrueshme, të rritet pronësia, të lehtësohet bashkëpunimi ndërmjet donatorëve, të eliminohet publikimi i përpjekjeve dhe të rritet efiçenca dhe efektiviteti.

Arrestimet
Si ta takon, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, për financimin e kësaj fushe, BE kërkon ndër të tjera një historik i rezultateve në lidhje me hetimet e suksesshme, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare në rastet e korrupsionit.

Kushtet  
Janë pothuajse të njëjtat kërkesa dhe kushtet që i janë vënë Kroacisë dhe Rumanisë, dyert e Brukselit për të cilat u hapën vetëm pas arrestimit dhe dënimit të ish-kryeministrave, ish-ministrave, kryebashkiakëve etj., për korrupsion.

ma.me

Next Post
PRESIDENCIALET SHBA/ Facebook ndikoi në zgjedhje? Zuckerberg kundërshton

PRESIDENCIALET SHBA/ Facebook ndikoi në zgjedhje? Zuckerberg kundërshton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In