Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk i shpëton drejtësisë, pasi konfirmohet se ka nisur zyrtarisht hetimi ndaj tij
Hetimi ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka kërkuar informacione nga ILKPDI, dhe po kryen verifikimet përkatëse.
Adriatik Llalla po hetohet për pastrim parash.
Adriatik Llalla, u shpall më herët ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson, bëri njoftimin zyrtar, me argumentin për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Ky është rasti i parë që Shtetet e Bashkuara bëjnë një deklaratë të tillë ndaj një ish-zyrtari të lartë shqiptar.
Gjatë ditës së djeshme, media gjermane DW paralajmëroi arrestimin e Llallës, duke nënvizuar se ky është vetëm fillimi i kapjes së peshqve të mëdhenj
“Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur ҫështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5 vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit. Muajin kaluar ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”, shkruante dje Deutsche Welle.
javanews.al/a.ç










