• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pasqyra magjike”, zbulohet imazhi i fshehur në artifaktin e lashtë

by A R
20/07/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes mijëra thesareve të Muzeut të Artit të Cincinatti, në koleksionin e Azisë Lindore, një pasqyrë e vogël bronzi e shekullit të XV-XVI ishte dukur gjithnjë e zakonshme. Hera e fundit e ekspozimit të saj ishte në vitin 2017, pas dekadash që qëndronte larg syrit publik, përkrah sendeve të tjera.

Por artefakti mbart një sekret, që u zbulua nga kuratorja i muzeut teksa studionte të ashtuquajturat “pasqyra magjike”.

Këto pasqyra të lashta, kur ekspozohen në dritë, reflektojnë imazhe të fshehura nën sipërfaqen e tyre reflektuese. Pasqyra në fjalë ishte më e vogël se të tjerat në muzeumet e Tokios apo Shangait dhe me një mbishkrim më të ndërlikuar kinez.

Kur mbi të u reflektua një dritë e fortë, e fokusuar, në mur u shfaq një imazh jo dhe aq i qartë, por mjaftueshëm sa për të nisur një hulumtim. Eksperimente të tjera duke përdorur drita më specifike dhe të fuqishme,  zbuluan imazhin e një Bude që i ulur, lëshonte rreze.

Mbishkrimi në pjesën e pasme të pasqyrës tregon qartë cili është skalitur, Amitabha, një figurë e rëndësishme e budizmit të Azisë Lindore.

Përpara shpikjes së pasqyrave të sotme, njerëzit e shihnin veten  mbi pllaka të pastruara bronzi. Arti i lashtë i pasqyrave magjike kineze u shfaq për herë të parë gjatë dinastisë Han, rreth 2000 vite më parë, e më pas u shtri deri në Japoni.

Për të krijuar efektin e mistershëm, artizanët gdhendnin imazhe ose fjalë në njërën anë të një pllake bronzi. Shkencëtarët mendojnë se ata kruanin dhe fërkonin anën tjetër, përpara se ta pastronin dhe ajo të dukej si një pasqyrë e zakonshme. Në varësi të trashësisë së pllakës, procesi krijonte lakime thuajse të padukshme në këtë anë, ndërsa shtohej një substancë e ngjashme me mërkurin, e padukshme me sy të lirë, por që përputhej me gdhendjen.

Kur drita e diellit reflekton në një mënyrë të caktuar mbi objekt, imazhi i fshehtë  zbulohej dhe jepte iluzionin sikur drita përshkonte pasqyrën.

/a.r

Next Post
Vajza kini kujdes, vaksina anti-covid Moderna mund të këtë efekte anësore

Gjendet një trup i dekompozuar në një pallat në qendër të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In