• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pason Yuri Kim/ Senati miraton kandidaturën e David Kostelancik si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri

by Java News
28/04/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan ka miratuar këtë të premte kandidaturën e diplomatit David Kostelancik për ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, raporton Klan News. Kujtojmë që Kostelancik është propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të zëvendësuar ambasadoren aktuale, Yuri Kim.

Kostelancik ka një karrierë të gjatë në diplomaci, madje ka punuar dhe në ambasadën amerikane në Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore në fund të Marsit, Kostelancik u shpreh para senatit se është i duhuri për të qenë ambasadori i ri në vendin tonë bazuar tek eksperienca e tij 30-vjeçare dhe dëshira e madhe për të përforcuar partneritetin SHBA-Shqipëri.

Kostelancik e cilësoi si qëllim kryesor të Shteteve të Bashkuara, luftën ndaj korrupsionit në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer edhe si Zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë, në Ambasadën Amerikane në Hungari.

Ka qenë edhe Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtori i Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Drejtor i Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Ligjit.

Ai ka punuar dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, ka punuar në Misionet Amerikane në OSBE dhe në NATO, si dhe në ambasadën amerikane në Turqi.

Aktualisht mban detyrën e këshilltarit të stafit ushtarak në Pentagon. Nga jetëshkrimi i tij mësohet se ai flet shqip, rusisht, hungarisht dhe turqisht./m.j

Next Post
VIDEO/ Ra “pre” e misionit sekret nga Efi e Luizi duke pranuar daljen me dëshirë nga BBVIP, ja si reagoi Qetsori

VIDEO/ Ra "pre" e misionit sekret nga Efi e Luizi duke pranuar daljen me dëshirë nga BBVIP, ja si reagoi Qetsori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In