• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat psikologjike të forcave komando/ “Shumë refuzojnë të vijnë. Problemet shfaqen edhe pas 10 vitesh”

by Java News
08/03/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problemet psikologjike dhe pasojat e rënda, të elitës së Forcave të Armatosura Shqiptare, janë ana tjetër e medaljes së këtyre heronjve.

Shërbimi psikologjik, pranë këtyre forcave duke patur parasysh natyrën e misioneve, është një domosdoshmëri, para, gjatë dhe pas misionit.

Togere, Blerina Breçani psikologia e Forcave Speciale Komando, tregon për Top Channel se trupat fillojnë përgatitjen fizike dhe psikologjike për misionin e radhës gjashtë muaj përpara, duke u përqendruar në trajtimin e simptomave më të hasura në situata të tilla.

“I trajtojmë me simptomat më të domosdoshme psikologjike, siç janë problemet e gjumit, ato të komunikimit me familjen, stresi postraumatik, depresioni dhe çrregullimet deluzive”, shprehet psikologia.

Nga eksperienca e krijuar gjatë këtyre viteve, psikologia nënvizon se ushtarakët refuzojnë të vijnë vetë apo të tregojnë në lidhje me problemet psikologjike që mund të kenë pas misioneve, pasi i druhen shënimit të këtyre problemeve në dosjen e tyre.

Por ky hezitim mund të sjellë pasoja pasi problemet e patrajtuara psikologjike mund të rishfaqen në forma më të ashpra edhe pas 10 vitesh dhe në mënyrë të veçantë tek ata persona që janë larguar nga FA.

“Çrregullimet psikike mund të zgjasin në kohë nga 2-6 deri në 10 vjet. Çdo simptomë e marrë nga jeta sociale, kur ai del në jetë civile, si për shembull një stres, mund t’i ringjallë atij problemet psikologjike, që mund të kenë mbetur të patrajtuara kur janë shfaqur”, shprehet Blerina Brecani.

Për këtë arsye, psikologia apelon që institucionet të bashkëpunojnë më mirë mes njeri-tjetrit në mënyrë që ushtarakët që kanë kryer misione ndërkombëtare, pas largimit nga ushtria të kenë një ndjekje të programuar psikologjike.

“Koordinimi mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme, që ata të kenë një database për ish-ushtarakët, në mënyrë që të kalendarizohet kontrolli, për të parë nëse simptomat janë rishfaqur dhe sa është në gjendje t’i përballojë. Në këtë mënyrë, kemi nën kontroll ushtarakun dhe kjo gjë duhet bërë”, thotë psikologia.tch/bd

Next Post
Vlonjati paralajmëron: Kujdes këta lloje mashtruesish se ju zhvasin

Vlonjati paralajmëron: Kujdes këta lloje mashtruesish se ju zhvasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In