• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasojat politike të tërmetit të SPAK

by Ylli Pata
09/11/2023 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitës ka vetëm një shkak, fatin e Sali Berishës në lidhje me hetimet penale ndaj tij.

Natyra e funksionimit të partive politike shqiptare, e posaçërisht PD-në në këtë rast, ka sjellë që shumica e zhvillimeve të mëdha të mos vijnë nga poshtë-lart, siç ndodh në organizata e parti të strukturuara demokratikisht, por vetëm nga sipër.

Mjafton të analizohet koha 2 vjeçare pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për të vërtetuar këtë. Humbja për herë të tretë rresht e zgjedhjeve parlamentare nga opozita është një nga ato zhvillime që sjell përmbysje logjike të lidershipit e klasës politike të një partie politike. Por pas zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit, në PD nuk pati asnjë lëvizje të tillë.

Edhe pse mjedisi mediatik dhe opinion publik nuk la pa telendisur kreun e PD-së Lulzim Basha, ky i fundit u rizgjodh qetësisht në korrikun e vitit 2021. Madje me mbështetjen e qartë dhe publike të Sali Berishës. Si deputetët, por edhe udhëheqësia e opozitës, nuk se lëvizën apo provokuan lëvizje politike brenda partisë.

Sinjali më i rëndësishëm që u vu re në atë kohë ishte dalja e Agron Shehajt, deputetit të PD-së, si një kandidat për të drejtuar partinë.

Shehaj, një biznesmen i njohur në vend, krijoi edhe një profil të tijin politik brenda mbështetësve të opozitës. i ardhur nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, Agron Shehaj, ka financuar dhe drejtuar me anë të institutit të tij, promovimin e figurave të njohura të së djathtës tradicionale nacionaliste shqiptare, por edhe dokumentimin në një portal të posaçëm të dëshmive të familjeve që ishin persekutuar nga diktatura komuniste.

Para pak vitesh, së bashku me qeverinë, Shehaj ishte organizator në kthimin ceremonial të eshtrave të Mit’hat Frashërit në Shqipëri e nderimin e tij, pas përbaltjes që i kishte kryer diktatura.

Nga ana tjetër, Shehaj është edhe një investitor në median e re në Shqipëri, ku ka mbështetur projekte të ndryshme mediatike që përkrahnin opozitën dhe ishin kritikë me qeverinë.

Thënë këto, ai plotësonte mjaft kritere të një personazhi të rëndësishëm politik. Madje, një muaj pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Shehaj shpalli kandidimin për kryetar të PD-së. Në zgjedhjet e qershorit 2021, ai mori 6 mijë vota kundrejt 32 mijë që mori Basha.

Askush nga deputetët nuk ju afruan natyrisht, pasi ishin kandiduar nga vullneti i Bashës dhe Sali Berishën, i cili ishte realisht lideri de fakte i PD-së.

Menjëhrë sapo shpallet Non Grata nga SHBA, Sali Berisha i kërkoi PD-së që të vihet në rresht me të. Siç dihet tashmë, ai mbeti thuajse vetëm. Përkrah tij u rreshtuan Flamur Noka, Edi Paloka e Albana Vokshi. Shumica e strukturave të PD, duke nisur nga vetë Lulzim Basha, e deri tek deputetët, kryesia e Këshilli Kombëtar u distancuan.

Kulmi arriti në shtator, kur Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, akti më i fortë politik i Bashës.

Këtu nisi lufta: Berisha shpalli dhe nisi agresionin politik, fizik dhe financiar ndaj të gjitha strukturave të PD-së.

Këtë e mbuloi me betejën për të përmbysur Lulzim Bashën dhe rindryshuar kupolën e partisë. Pikërisht kjo lëvizje e Berishës, logjikisht që provokoi lëvizjen e të gjithë atyre që ishin larguar nga Lulzim Basha, apo ishin të pakënaqur me pozicionet.

Ndër to, edhe Agron Shehaj, i cili nuk se ka qenë një Berishjan i thekur në vite, ju bashkua doktorit por duke ruajtur një distancim social, duke mos qenë në linjën e parë.

Siç dihet, ajo kohë solli mjaft ndërthyrrje ambicjesh e inatesh, ku të gjithë u afruan jo për të mbështetur Sali Berishën, por për ta përdorur influencën e kryetarit historic të PD-së, si një trampolinë politike.

Përveç grupit të ngushtë të “Gardës Pretoriane”, askush që ju bashkua Sali Berishës nuk ishte dakord me kauzën e tij kundër SHBA, e posaçërisht kundër institucioneve të reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK.

Ndaj edhe Sali Berisha, kur ngriti strukturat e foltores, grupin udhëheqës formal e ka vetëm me besnikë e njerëz të afërt, duke mbajtur larg të gjithë që ju afruan për interes politik. E kjo do të provokonte pashmangshmërisht reaksione të forta.

Rasti më i fortë është Evi Kokalari, “ylli i foltores” që vinte nga “republikanët e SHBA” e cila është kthyer sot në një nga armiqtë më të fortë të Sali Berishës.

Kështu, opozita sërish u fut në impas e gjërat rrodhën si një përplasje mes strukturave të PD-së dhe atyre të foltores. Lulzim Basha, i larguar, por që kishte totalisht nën kontroll strukturat e PD-së, kryesisht në degë, arriti të mbajë pas vetes të gjithë ata që nuk përkrahnin Sali Berishën, duke krijuar një parti totalisht antiberishjane.

Parti, e cila është me tapi pasardhësja reale e PD-së, ka numrin më të madh të strukturave historike, si dhe një numër votash që mori me këshilltarët bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti.

Të trembur nga fuqia e Bashës, por edhe nga forca e shtuar e krerëve të strukturave lokale të PD-së, të cilët do të propozojnë deputetët në zgjedhjet e ardhshme, një grup deputetësh aktualë e ndjenë veten si peshku në të thatë.

Duke nisur nga Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi etj. Të gjithë këta deputetë janë në konflikt me degët e PD-së dhe kanë krijuar degë paralele që janë atashuar tek foltorja. Në zgjedhjet e 14 majit, këta deputetë ishin de fakto si pjesë e foltores së Sali Berishës.

Lulzim Basha, pas 14 majit u kthye edhe de jure në PD dhe mori rolin e kryetarit, duke provokuar kështu largimin e të gjithë atyre që e shikonin veten të kërcënuar. Ndërkohë që Basha mbajti një profil të ulët dhe po zhvillon aktivitet politik pa zhurmë, foltorja u shkatërrua më 14 maj.

Megjithatë lëvizjet në këtë kohë kanë qenë në boshllëk, kanë lëvizur pa ecur, si një enerci për të bërë më shumë zhurmë se lëvizje. Ndërkaq, padia penale ndaj Sali Berishës, e cila tashmë është zyrtare, është pikërisht akti i fortë që po provokon tërmetin politik brenda opozitës.

Ikja e Agron Shehajt në mënyrë demonstrative nuk është e vetmja, por është pikërisht ajo shenjë, që shënon ceremonialisht apo shpall fillimin e fundit fatal të foltores.

Natyrisht Sali Berisha do të ketë ndjekësit e vet, e që mund t’i quajë strutktura, por relevanca ka rënë, e kjo do të shikohet qartë thjesht në fushatën e ardhshme elektorale. Por është herët deri atëherë; orteku sa ka nisur të bjerë…’

Next Post
“Asgjë nuk ka mbetur”, mijëra palestinezë ikin në jug, ndërsa Izraeli rrit bombardimet në Gaza

"Asgjë nuk ka mbetur", mijëra palestinezë ikin në jug, ndërsa Izraeli rrit bombardimet në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

(EMRAT-VIDEO)Operacioni kundër lëndëve narkotike/ Goditet rrjeti kriminal në Tiranë, 22 të arrestuar! Zonat ku e shitnin drogën

December 24, 2025
Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
Kapshticë dhe Kakavijë, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

December 24, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com