• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pasojat/ Kriza turke dobëson NATO-n

by A R
22/07/2016 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet në Turqi mund ta trondisin krahun jugor të NATO-s, paralajmëron eksperti i sigurisë Gerd Portugall. Edhe arrestimi i shumë gjeneralëve dhe ushtarëve mund të ketë pasoja ndaj aleancës.

DW: Pas puçit të dështuar presidenti turk Erdogan ka shpallur për tre muaj gjendje të jashtëzakonshme. A mundet t’i ndryshojnë këto zhvillime marrëdhëniet mes Turqisë dhe NATO-s?

Gerd Portugall: Mendoj se afagjatë nuk do të tronditen në themelet e tyre raportet e NATO-s me Turqinë. Ne kemi pasur një rast të krahasueshëm në Francë. Atje pati një sulm terrorist, si rrjedhojë u shpall gjendje e jashtëzakonshme e më pas autoritetet shtetërore kanë vepruar konform kësaj. Këtu rasti është krejt ndryshe: në Turqi fillimisht u veprua, ndërhyrja shtetërore u legalizua më pas.

A mund ta influencojnë zhvillimet në Turqi forcën strategjike të NATO-s dhe krahun jugor të saj?

Mungesa e stabilitetit në Turqi do të thotë dobësim i spirancës së deritanishme të NATO-s për stabilitetin në rajon. Kësisoj automatikisht kjo do të thotë edhe një dobësim i aleancës në këtë rajon. Por unë nuk mendoj, se krahu jugor i NATO-s tani do të shpërbëhet terësisht, vetëm se kjo është një tronditje e rëndë, që në afat të mesëm sërish do të rigjenerohet dhe stabilizohet.

A mundet ta ndryshojë kjo politikën e jashtme dhe të sigurisë të Turqisë?

Pikërisht në sektorin e politikës së jashtme dhe të sigurisë priten më pak ndryshime se sa në rastin që vendi do të drejtohej prej ushtrisë. Amerikanët e kanë thënë qartë: me një diktaturë ushtarake ne nuk mund të bashkëpunojmë, në një rast të tillë do të na duhet të heqim dorë prej përdorimit të bazës sonë mbrojtëse të aviacionit në Inçirlik. Inçirlik është i rëndësishëm në luftën kundër “Shtetit Islamik” (IS). Ndryshimet më të mëdha priten në vet sistemin politik të Turqisë.

Dhjetra mijëra nëpunës shtetërorë janë suspenduar, mijëra janë arrestuar. Ku mund të çojë kjo krizë shtetërore?

Masat nga presidenti Erdogan synojnë të stabilizojnë qeverinë e tij, të forcojnë sundimin e tij, por kjo e gjitha është për vet aparatin shtetëror një dobësim. Vërtetë, është një situatë krizë. Për fat të mirë ajo nuk po shkon në drejtim të një “failing states”.

Eshtë interesante, që për herë të parë pas tentativës për puç, aviacioni ushtarak turk sërish ka sulmuar objektiva kurde. Kjo tregon se ushtria shfaqet edhe si instrument i qeverisë civile e me këtë nënvizon, që ende vazhdon të jetë e nevojshme.

Problemi më i madh në fqinjësinë e Turqisë, që është i vetmi vend krahas Jordanisë me një kufi të përbashkët me Irakun dhe Sirinë, është një e ashtuquajtur shtetësi në shpërbërje – ndërkohë që vet Turqia është shumë larg prej kësaj.

Mendoj, se tronditja pas një puçi të suksesshëm do të kishte qenë më e madhe, se sa në kushtet aktuale.

Gati 8.000 ushtarë janë arrestuar – dhe më shumë se 100 gjeneralë e admiralë. Si do të influencojë kjo ndaj bashkëpunimit të Turqisë me NATO-n?

Aleanca është e orientuar nga bashkëpunimi multinacional. Një e treta e gjeneralëve dhe admiralëve tani do të shfuqizohen nga posti.

Duhet të kemi parasysh, që keta zotërinj përgjatë viteve kanë vendosur kontakte të ngushta personale me kolegët e tyre në ushtritë aleate – dhe nëse tani këta do të zëvendësohen, atëherë me kalimin e kohës kontaktet duhet të vendosen nga e para.

Nga ana tjetër: Turqia ka ushtrinë e dytë për nga madhësia brenda NATO-s dhe për çdo gjeneral, që shkarkohet tani, është një tjetër gjeneral i gatshëm të marrë përsipër postin. Natyrisht tani unë nuk shoh rrezikun, që do të ketë ndonjë luftë të madhe, që e pret Turqinë.

Por nëse bllokoni ekipin drejtues të forcave të armatosura, një sërë punonjësish të drejtësisë, akademikë e mësues, nuk është i mundur zëvendësimi i menjëhershëm i këtij personeli. Kjo do të thotë, funksionimi i sektorëve të caktuar duhet të vuajë prej këtyre masave.

Politologu Dr. Gerd Portugall është ekspert për politikën e sigurisë dhe ndër të tjera ka qenë i ngarkuar për pedagogjinë në Universitetin e Potsdamit për “Military Studies”. Qe nga viti 2013 ai është redaktor për politikën e sigurisë, të mbrojtjes dhe teknikës së mbrojtjes në “Behörden Spiegel” në Bon./DW/a.m.

Next Post

Basha bisedë telefonike me Lajçak: Sfida e radhës zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkon t’i hiqen masat e sigurisë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit

LAJMI I FUNDIT/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për Ballukun

December 18, 2025
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pason Holta Zaçajn

December 18, 2025
Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

Dëshmoi për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Meta: Skenar për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…

December 18, 2025
U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

December 18, 2025
VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In