• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pasojat e tërmetit në Itali/ Mbi 2 mijë njerëz e kalojnë natën jashtë shtëpive, sot mblidhet qeveria

by Java News
31/10/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda dhe strehimore të përkohshme, pas tërmetit të katërt që goditi zonën në harkun kohor të tre muajve.

Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter, që konsiderohet më i forti që prej vitit 1980, goditi në afërsi të rajonit ku mbetën të vdekur 300 persona gjatë tërmetit të regjistruar në muajin gusht.

Fatmirësisht kësaj herë nuk pati viktima, por rreth 20 persona mbetën të plagosur.

Në qytetin e Norcias, në rajonin e Perugias, në afërsi të epiqendrës së tërmetit që u shënua mëngjesin e së dielës, disa nga  vendasit kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë të tjerë kaluan natën në çadrat e ngritura pranë qytetit ose janë sistemuar në kampet e emergjencës të ngritura nga autoritetet në bregdetin e Adriatikut.

Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.

Mbi 2000 përllogaritet numri i banorëve të mbetur pa strehë. Zyra e mbrojtjes civile informon se numri i të pastrehëve pritet të shkojë tek 100 mijë persona.

Mjaft rrugë janë mbyllur për shkak të shembjes së dheut, çarjes në thellësi e përmbytjes nga dalja e ujit të lumenjve në këtë zonë.

Kryeministri italian Matteo Renzi në një konferencë shtypi të mbajtur të dielën deklaroi se d0o të ndërtojnë gjithçka.

Ndërkohë sot mblidhet Këshilli i Ministrave me Presidentet e katër rajoneve të dëmtuara nga tërmeti, për të marrë vendimet e duhura në përballimin e kësaj situate emergjence./oranews/a.k

Next Post
Pas tërmeteve, ekspertët: Nuk ka më qytete historike në qendër të Italisë

Pas tërmeteve, ekspertët: Nuk ka më qytete historike në qendër të Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In