• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pasojat e pandemisë/ Të ardhurat ranë 30% në prill, 132 milionë euro më pak për 4-mujorin

by Java News
20/05/2020 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prilli duket se ka qenë muaji më i vështrë në ekonomi, ku pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, si rrjedhojë e Covid-19, dhe kjo është reflektuar dhe në performancën e të ardhurave buxhetore.

Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se të ardhurat buxhetore në prill ranë me 30% në raport me të njëjtën peruidhë të një viti më parë, të ndikuara nga të gjitha zërat, ku efektin kryesor e dhanë TVSH-ja, tatim fitimi, taksat nacionale dhe ato të pushtetit vendor.

Për 4-mujorin,  të ardhurat janë tkurrur me 11%, të ndikuara nga performance e dobët e marsit dhe sidomos prillit, ndërsa për dy mujorin kishin rezultuar në një terren pozitiv. Në vlerë absolute, për 4-mujorin në buxhet janë mbledhur 16 miliardë lekë më pak, ose 132 milionë euro më pak, 75% e së cilës ka ardhur vetëm nga muaji prill.

Kjo performancë negative do të kërkojë rishikim të buxhetit, pasi ai edhe pas ndryshimit të dytë vijon të ketë një planifikim të ardhurash më të lartë se fakti 2019.

Prilli

Të ardhurat totale në prill ishin 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë në prill 2019, me tkurrje 30%.

Nga TVSH-ja, zëri kryesor në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit, u mblodhën 7.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 34% në raport me prillin 2019, duke ndikuar në një të tretën e rënies totale të të ardhurave.

Tatim fitimi solli në buxhet 1.8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 51%. Për shumë biznese pagesat e tatim fitimit u shtynë, si pjesë e paketës mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19.

Të ardhurat nga akciza ishin 2.4 miliardë lekë, me tkurrje prej 29% për shkak të rënies së importeve të produkteve të akcizës.

Tatimi mbi të ardhurat personale ra 21%.

Më e fortë ishte tkurrja e taksave nacionale e të tjera, me 41%, si rrjedhojë e ndërprerjes së aktivitetit të kompanive të naftës.

Buxheti lokal ka shënuar gjithashtu humbje të mëdha. Të ardhurat nga pushteti vendor ishin 1.6 miliardë lekë, me tkurrje 65%, të ndikuara si nga taksa e pasurisë së paluajtshme, ashtu dhe nga taksat lokale.

Të ardhurat nga fondet special ranë me 8%, në një tregues që po goditet punësimi.

Të vetmet me rritje janë të ardhurat jo tatimore, që u zgjeruan me 17%, si rrjedhojë e pagesave që janë bërë nga institucionet buxhetore.

4-mujori

Për 4-mujorin, në buxhet u mblodhën 133 miliardë lekë, nga 149 miliardë lekë për janar prill 2019, me një tkurrje prej 11%, ose 16 miliardë lekë më pak.

Rënien më të lartë e shënuan TVSH (-4.2 miliardë lekë) tatim fitimi (-4.4 miliardë lekë), pushteti vendor (-3.9 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (-1.9 miliardë lekë). Më e lehtë ishte rënia e të ardhurave nga fondet special (-0.9 miliardë lekë). Monitor

Capture-20Capture-19Capture-17

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor, e Shtunë 22 Shtator 2018

Horoskopi ditor, e mërkurë 20 maj 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In