• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paske lindur me këmishë o Edi Rama

by Kreshnik Spahiu
18/12/2021 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht luftën brenda llojit e kanë bërë më të fortë se me socialistët.
Në fund për një plesht e dogjën jorganin.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në 2013, njerëz shumë të fuqishëm, sepse ishin në pushtet, respektivisht, Kryeministër dhe Ministër i Brendshëm, por, pavarësisht forcës, ata i mundi Edi Rama me 1 milion vota.
Sot, Berisha dhe Basha janë të dërrmuar, konsumuar dhe kanë dështuar në disa zgjedhje përballë Ramës.
Të dy bashkë dhe në pushtet me burime njerëzore dhe financiare, ata nuk e mundën dot Ramën, imagjinoni pas një dekade shuplakash dhe të ndarë nga njëri-tjetri se çfarë rezultati mund të marrin në zgjedhje.
Shqipëria zyrtarisht nga sot nuk ka opozitë.
Në fakt, prej vitesh ajo ishte shndërruar në një Shoqëri Tregtare me dy ortakë, e cila vetëm bënte lek duke shitur kauzat, mandatet, protestat, elektoratin apo listat e deputetëve me zarfe.
Deri dje vazhdonte rrudhja, dhe të paktën në 7 qytete, ajo nuk kishte as degë të Partisë Demokratike, aq sa detyrohej në disa zona, kryetarët e PD i emëronte Taulant Balla se ishin inegzistente.
Dje, Aleatët gjermanë të PD, zgjodhën Friedeich Merz, kryetarin e ri të CDU. Basha dhe Berisha vrapuan shpejt ta urojnë, por, të dy harrojnë, që kryetari, i cili dha dorëheqjen, Armin Laschet u largua pasi humbi zgjedhjet, pavarësisht se nuk kishte asnjë përgjegjësi sepse qendroi vetëm tre muaj kryetar dhe s’kishte faj për dështimin.
3 muaj dhe iku. Këta 30-vjet, humbin 13 herë, por nuk shkulen. Të humbur, të dhjerë, por ‘krenar’…
Po dje, gjyqtari çështjen që kishte dosjen e shkarkimit Lulzim Bashës nga “Stadiumi Berishës”, dha dorëheqjen nga çështja duke paralajmëruar kalavar të gjatë labirinthesh gjyqësore. Proçedura në Gjykatën e Rrethit, Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese do zgjasin 4-5 vjet.
Nuk është çudi që Berisha pasi të humbas ta çoj në Francë në gjykatën e Strasburgut dhe seri atëherë Rama fiton mandatin 4-5-6Unë kam qenë dhe jam i bindur se çelësat dhe zyrat e partisë do i mbaj Lulzim Basha, por shumicën elektoratit do i marr Berisha.
Unë kam qenë dhe jam i bindur se çelësat dhe zyrat e partisë, do i mbajë Lulzim Basha, por shumicën e elektoratit do i marrë Berisha.
Të dy janë të humbur:
– Basha ka çelësa, por shumë armiq brenda llojit. Atij i kanë ngelur vetëm disa deputetë me familjet e tyre
– Berisha ka elektorat, por s’ka parti.
Zgjedhjet e ardhshme do kemi një situatë tragji-komike.
Edi Rama do garojë i vetëm, pa opozitë sepse gara e vërtetë do jetë kush gropos njëri-tjetrin mes Berishës dhe Bashës.
Të dy nuk do luftojnë për pushtet, por për gjakmarrje.
Koalicion nuk bëjnë sot se nuk i lejon Amerika, kështu që i bie të vrasin njëri-tjetrin politikisht.
Partia e Re e Berishës do përpiqet të krijojë një grup parlamentar.
Ndërsa, Partia Demokratike e Luzim Bashës do e ketë shumë të vështirë të hyjë në parlament.
Pra, me pak fjalë, beteja zyrtare në 2025 do jetë Edi Rama kundër Gaz Bardhit, sepse gara reale do jetë Berisha kundër Bashës.
Kush e njeh nga afër Berishën, duhet të ndërgjegjësohet, që ai tashmë ka vetëm një ëndërr dhe amanet, të djegë Lulzimin me gjithë tavolinë dhe karrige.
Deri atëherë, Edi Rama do vazhdojë të ndërrojë kollaret e tij, sepse këmishën e ka në trup që kur lindi dashuria Berisha-Basha

Next Post
Shkrumbohet nga zjarri banesa në Tiranë, humb jetën e moshuara

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Tiranë, humb jetën e moshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In