• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paske ardhur i freskët nga shahu”, Tabaku thumbon Shalsin, mazhoranca kalon në Komision projektligjin për Kanabisin

by A R
12/07/2023 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është zhvilluar me debate të forta, ku ka patur dhe përplasje mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe relatorit të komisionit, Eduart Shalsi. Vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, por nga ana tjetër opozita doli kundër, ku kërkuan informacion më të detajuar.

Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhur mbi këtë projektligj. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, iu drejtua relatorit të komisionit, Eduart Shalsit, që të mos votohej sot projektligji për kanabisin, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen. Po kështu, edhe deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin.

“Një mazhorancë që merr një veprim të tillë të mos ketë numra për ta mbështetur, por të mbështet në lojëra si këto që bëni ju e hidhni në votim me shpejtësi për të përfituar nga prezenca jonë. Asgjë nuk do të prishte të duroje deri të hënën në mëngjes, meqë kemi diskutimin nen për nën, por së paku duke treguar që mazhoranca i ka numrat”, tha Spaho.

Nga ana tjetër, Tabaku kërkoi fjalën për procedurë, ndërsa vuri në dukje se informacioni që kanë është i mangët. Në kundërpërgjigje Shalsi ia ktheu se kjo nuk është hera e parë që marrin përsipër të votojmë një ligj në parim, pa pasur informacion.

Tabaku: Se hedh për votim nëse s’kemi marrë informacione.

Shalsi: Kush është dakord për ligjin në parim

Tabaku: Mos na detyro të ngrihemi se ngelesh pa kuorum

Shalsi: Mos i bëj kështu

Tabaku: E di ç’a roli ka opozita, do flasim

Shalsi: Kërcënime të tipit që po u lëmë pa kuorum, po u them që po e votojmë ligjin në parim dhe në tërësi. Po miratohet

Tabaku: Shalsi me jep fjalën për procedurë. Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut. Shalsi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit.

Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky komision diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.

Shalsi: Nuk është hera e parë që marrim përsipër të votojmë një ligj në parim pa pasur informacion. Ju deklaroni që do jeni kundër, pra çfarë do që t’iu thuhet, do jeni kundër.

/a.r

Next Post
Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In