• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paskal Milo zbulon se çfarë statusi do ketë Kosova në “Open Balkan”: Ju tregoj qëllimin e marrëveshjeve mes qeverive Rama dhe Kurti

by Java News
20/06/2022 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në MCN TV se nënshkrimi i marrëveshjeve mes qeverive Rama dhe Kurti tregon se jemi në proces afrimi dhe bashkëpunimi. Megjithatë ai këshilloi që të shmangen termat “bashkim”, “unifikim” apo dyshtetësi që u përdor nga Berisha, pasi ngjallin reagime se po krijohet e ashtuquajtura “Shqipëri e Madhe”.

“Marrëveshjet patjetër që shënojnë hapa përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve. Çojnë në afrimin mes dy vendeve dhe shqiptarëve në dy anët e kufirit. Nga pikëpamja politike, nënshkrimi i marrëveshjeve nuk tregon se jemi në proces bashkimi mes dy vendeve.

Mund të jemi në një proces faktik afrimi, bashkëpunimi, por kur thua në kuptimin politik duhet të jemi të kujdesshëm. Politika shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, duke hedhur hapa konkrete drejt bashkëpunimit, duhet t’u shmanget termave bashkim, unifikim, apo dyshtetësi siç tha Berisha.

Këto janë fakte dhe koncepte që ngjallin reagime jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë e më gjerë. Hapat zyrtarë të jenë të kujdesshëm që mos shkaktojnë keqkuptime, reagime. Dëgjova Berishën që tha s’po jepet dyshtetësia.

Kur e thua në adresë të Kosovës, ajo automatikisht çon në reagime, që kanë të bëjnë me akuzën e vjetër, që ja po krijohet Shqipëria e Madhe. Në thelbin e vet është krijesë e vjetër e atyre që s’e kanë dashur Shqipërinë dhe e kanë dashur të copëtuar. Pa mbështetje dhe mirëkuptim ndërkombëtar s’mund të bëhen gjëra të tilla, thjesht përdoren si pretekste për akuza”.

I pyetur, a po zbuten tonet Rama-Kurti?, Milo tha se do të jetë çështje kohe që Prishtina të marrë statusin vëzhgues në nismën “Ballkani i Hapur”.

“Pozicionet e tyre deri tani kanë qenë të distancuara. Rama ka qenë një nga inicatorët e Ballkanit të Hapur, z.Kurti një nga kundërshtarët. Është e vështirë të kenë një kthesë dhe të ndryshojnë totalisht opinion. Z.Kurti sot i takonte si mikpritës të ishte më i kujdesshëm. I takonte që ta mirëkuptonte gjuhën e Ramës. Me heshtje dhe mimikë mund të mos jetë shprehur dakord por…

Kjo ndoshta mund të shënojë një pikë kthese, dhe le të shpresojmë që takimi i sotëm të ketë shërbyer për një kthesë të lehtë, për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur, ku mund të shkojë edhe z.Kurti me statusin e vëzhguesit.

Ka arsye pse Prishtina të reagojë pozitivisht për të marrë një kthesë jo 180 gradë. Ta marrë kthesën me argumente, duke e rianalizuar pozicionin e Kosovës edhe për shkak të konjukturës në rajon, ku edhe dy vende të tjera në rajon kanë marrë pozicionin e vëzhguesit. E quaj çështje kohe që Kosova të pranojë fillimisht statusin e vëzhguesit”./m.j

Next Post
“Nuk kam besim tek autoritetet, do largohem nga Shqipëria”, gazetarja rrëfen takimin me motrën e Dumanit: Jeta ime po merr fund

“Nuk kam besim tek autoritetet, do largohem nga Shqipëria”, gazetarja rrëfen takimin me motrën e Dumanit: Jeta ime po merr fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In