• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paskal Milo kritikon Nishanin për dekorimin e  ​ballistëve: Ishin me pushtuesit

by Java News
25/10/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani i njohur, Paskal Milo, ka komentuar dekorimin nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u pushkatuan nga Mehmet Shehu në vitin 1943, në Golem të Lushnjës. Për Paskal Milon, dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësojnë rolin e Presidentit dhe vlerën e dekoratave. Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit, ballistët dhe zogistët. Milo është shprehur se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historianit, Shehu vazhdoi pushkatimet e kundërshtarëve.

Reagimi Milos

“Akti presidencial për të dekoruar me titullin “Martirë të Demokracisë”, 67 anëtarë të Ballit Kombëtar të pushkatuar nga forcat partizane mbi 70 vite më parë në Luftën e Dytë Botërore, rikthen në objekt debatin për temën e përplasjes politike e ushtarake, partizano­balliste. Fakti mbi të cilin është marrë vendim për të dhënë këtë dekoratë është i njohur dhe i komentuar. Komandanti i partizanëve, Mehmet Shehu, në një përplasje me forcat e armatosura të Ballit Kombëtar, të kryesuar nga Isa Manastirliu në Golem të Lushnjës, urdhëroi pushkatimin e 67 robërve ballistë, shumica nga fshati Rrehnas.

Vrasja e robërve mes palëve ndërluftuese kishte ndodhur edhe në raste të tjera gjatë luftës. Por ata që u vranë në Golem të Lushnjës ishin të rinj fshatarë, që ishin rekrutuar në radhët e Ballit Kombëtar, më shumë të gënjyer sesa të ndërgjegjshëm për çfarë po bënin. Vrasja e tyre ishte një krim i padyshimtë, si shumë të tjera që ballistët kishin kryer kundër partizanëve, apo njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kishin përqafuar bindjet e tyre.

Sidoqoftë, vrasja ishte stanjatizuar dhe vetë Enver Hoxha më 5 nëntor 1943 i dërgoi një letër Mehmet Shehut, ku e quante veprimin të tepruar, pa vend dhe shumë të gabuar. Por Mehmeti nuk do t’i ndalonte edhe më vonë vrasjet pa gjyq, madje dhe prapa krahëve, për motive politike të kundërshtarëve të njohur. Të vijmë tek akti presidencial, pyetja që shtrohet është: Cili ishte motivimi për dekorim? Akte të tilla motivohen me arsye dhe argumente të forta për shërbimet e shquara në shërbim të atdheut, lirisë, apo akte madhore në shërbim të qytetarëve. A kishin këto merita njerëzit që u vranë në mënyrë kriminale si shumë të tjerë në ato ditë tetori të vitit 1943? Jo!

Madje, ata ishin rreshtuar në një formacion politik dhe ushtarak që bashkëpunonte më pushtuesit, duke vrarë luftëtarë të lirisë së atdheut të tyre që kishin marrë armët për çlirimin e vendit. Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët. E dhimbshme e trishtueshme, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës. Keqpërdorimi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucionin që i akordon ato”.

ma.me

Next Post
Rrëfimi i të kthyerit nga Siria: Lufta kundër Al-Asadit dhe zhgënjimi

Rrëfimi i të kthyerit nga Siria: Lufta kundër Al-Asadit dhe zhgënjimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

Sali Berisha shkon në seli, Shkëlzeni i bashkohet protestës së PD, ‘mbrohet’ nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

“Revoltë dhe zemërim politik sipas dinamikës…”/ Zbulohet mesazhi i Luçiano Boçit para protestës (FOTO)

January 24, 2026
Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In