• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paskal Milo: Jam skeptik, por pa PD-në zgjedhjet janë farsë!

by Java News
02/05/2017 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Teksa partitë e vogla të Majta kanë dorëzuar listat e tyre, njëri syresh, kreu i Partisë Demokracia Sociale, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tregon sesi është gjendja politike në perceptimin e tij. “Partia jonë është duke pritur me padurim për të parë se çfarë do të ndodhë ditën e dielë, paçka se kemi filluar punën zgjedhore dhe kemi ndarë detyrat, dhe pas 7Majit do të ndezim të gjithë motorët në procesin zgjedhor”.

I pyetur nëse priste ndonjë zhvillim të veçantë, këto ditë, ai është shprehur i qartë se nuk pret ndonjë gjë të madhe, për asnjë lloj arsye, me këtë egërsi që zhvillohet jeta politike në vend.

 “Jam skeptik, ka thënë ai për Javanews-se do të ketë zgjidhje, por edhe votimet pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike do të jenë një farsë”.

Nuk vazhdohet me mosmarrëveshje kaq pasens, thotë Milo, porse problem është mënyra sesi është ndërtuar Kodi Zgjedhor.  Qëndrimet e Partisë Demokratike përjashtojnë gjithçka dhe fillesa dhe fundi është te qeveria teknike, kurse PS-ja si pala tjetër as nuk pranon t’i qaset këtij argumenti. “Inovacion” politik të legjislativit shqiptar e ka quajtur ai dhe e përjashton krejtësisht, si rrugën e nevojshme të zgjidhjes së problematikës.

“Nuk mund të iket në zgjedhje në këtë mënyrë sepse edhe nëse do të bëhen zgjedhjet më 18 Qershor me siguri do të ketë zgjedhje të tjera shumë shpejt, që do të thotë kosto shumë e madhe qoftë në fushën politike por edhe ekonomike për Shqipërinë. Do të ishte më mirë të shtyhen, sepse vetëm në këtë mënyrë vendoset një lloj sensi”, thotë politikani i njohur, që është folur gjatë për të qenë edhe president i vendit.

Sa i përket forcës së dy partive që kanë mundësi që të bëjnë të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kur flitet për shtyrjen e zgjedhjeve, ai e shikon si të tepruar. “Nëse Shqipëria do të ketë ndonjëherë zgjedhje vërtetë të lira duhet hequr aksesi i madh që kanë dy partitë kryesore jo vetëm në hartimin e Kodit Elektoral por edhe në administrimin e procesit zgjedhor, që të mund kemi një ditë të mirë zgjedhje të lira dhe të pakontestuara”, thotë z.Milo për Javanews.

Partia e Demokracisë Sociale ndërkohë ka zgjedhur të 140 kandidatët e saj në 12 qarqe dhe pret zhvillimet e të dielës, atë që pritet në Kavajë, pasi të ndërmarrë më vrullshëm hapat e tij.

Ndërkohë që argumentimin e situatës së krizës që po kalon Shqipëria, e lidh edhe me atë që ka thënë edhe në intervista të tjera se: me këto që po ndodhin tregohet qartë se politikanë të veçantë shqiptarë për interesat e tyre pushtetore mund të djegin Shqipërinë, vetëm sa të shpëtojnë lëkurën e tyre! (Javanews)

 

Next Post
Daul paralajmëron Bashën: Nëse ndodh akti më i vogël i dhunës, do mbash përgjegjësi! Hahn: Zgjedhjet do njihen dhe pa PD

Daul paralajmëron Bashën: Nëse ndodh akti më i vogël i dhunës, do mbash përgjegjësi! Hahn: Zgjedhjet do njihen dhe pa PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepëruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In