Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur shqetësimin e saj për fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.
MEPJ e ka cilëson këtë veprim si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.
Sipas Ministrisë, pasivizimi i adresave nuk është thjesht një çështje ligjore, por ka pasoja të drejtpërdrejta për jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke i privuar ata nga shërbime bazë dhe duke kufizuar ushtrimin e të drejtave të tyre themelore. Ky veprim, theksohet në reagimin e Ministrisë, dëmton barazinë dhe drejtësinë për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, duke krijuar një mjedis diskriminues për ta.
Ministria ka njoftuar se ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun e saj me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të këtij rajoni.
/a.r