• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasi vranë e varrosën babanë, fëmijët “akull”/ Akuza: Dyshoj se pas kësaj qëndron diçka shumë e madhe. Psikologia: Kur rritesh në praninë e dhunës…!

by Java News
26/02/2024 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë opinioni publik u trondit nga ngjrja e zbuluar në Shënvlash, Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën në kasolle babain e tij.

Sipas dëshmive të fëmijëve, Pëllumb Meta 50-vjeç ishte një njeri i dhunshëm dhe kërkonte që çdo  gjë të bëhej ashtu si ai donte, e së fundmi donte të fejonte medoemos në fshat, vajzën e tij 19-vjeçare.

Të ftuar në studion e Panorama TV, gazetari Igli Çelmeta është shprehur se dëshmitë e fëmijëve dhe nënës së tyre janë kontradiktore me njëra – tjetrën dhe po ashtu me atë që ata kanë dhënë më parë.

Sipas tij, zbardhja e shkakut të vërtetë është shumë e rëndësishme, pasi sipas tij  dyshohet se pas kësaj qëndron diçka shumë e madhe nga ajo që pretendohet.

“Ngjarje e rëndë. Tre fëmijët dhe nënat e tyre bëhen bashkë për të vrarën babain. 

Gjatë dëshmive të tyre, ka pasur kontradikta. Ajo që më bën përshtypje është mos pendesa.

Kishte mënyra të tjera për ta zgjidhur këtë problematike. Por pas atij mllefi të madh qëndron një arsye shumë e fortë, që e di vetëm ajo shpi.

I rëndësishëm shkaku i ngjarjes, i cili ende nuk dihet edhe pse ka aludime në media. Tani puna i takon prokurorisë dhe zbardhja e shkakut është i rëndësishëm. Nëse zbardhet shkaku, ne do japim mesazhet e duhura për shoqërinë.

Këta persona janë bashkëpunëtore në krim dhe nuk mund të merren për bazë dëshmitë e tyre. Dëshmitë e fëmijëve dhe nënës janë kontradiktore me njëri -tjetrin, por edhe me vetë dëshmitë e tyre të mëparshme.

Dyshimet nisën me makinën e cila u pa e parkuar dhe një prej fëmijëve ishte brenda një makine tjetër.

Vrasjen e mori përsipër vajza fillimisht, më pas e mori përsipër vëllai madh, ndërkohë që sot vajza e rimori përsipër, ndërsa vëllai po ashtu tha se e ka bërë motra e tij.

Këto familjarë, i shkojnë një piste ku duan të devijojnë të vërtetën. Unë mendoj se pas kësaj qëndron diçka më e madhe, edhe pse nuk dua të aludoj” tha ndër të tjera gazetari.

Në lidhje me rastin, psikologia Nereida Llaha e ftuar po ashtu në studion u shpreh se është shumë e rëndësishme periudha e formimit të personalitetit tek fëmijët në 5-6 vitet e para, pasi rritja e një fëmije në praninë e dhunës, e çon atë në dy drejtime, ose të mësohet të bashkëjetojë me të, ose do ta bëjë të nënshtruar dhe të mos e njohë anën emotive.

”Është ngjarje e rrallë. Qoftë psikologët, por edhe gazetarët dëgjojmë histori të dhimbshme brenda dhe jashtë familjes, por një ngjarje e tillë është e rrallë.

Në momentin e parë që mora vesh lajmin, heshta dhe nuk doja të jepja asnjë opinion.

Tani që jemi njohur, mendoj se është një situatë që ka shumë për të folur. Ajo që mua me ka lënë shije të hidhur, në cdo prononcim që kanë bërë pjesëmarrësit, dalin problematike të reja.

Pesë deri në 6 vitet janë vitet ku ne hedhim themelet e personalitetit tonë. Ndodhur në këto kushte, kur dhuna është prezente, do marrin dy drejtime, ose do mësohen të bashkëjetojnë me këtë dhunë, ose do t’i bëjnë ata të jenë të nënshtruar dhe të jetë të ftohtë psikologjiksht dhe që nuk e njohin anën emotive

Pendesa vjen kur personat kanë qenë nën kushte gjakftohtësie, ose nën efektit  e diçkaje tjetër, por në rastin kur personat e kanë menduar, arsyetuar dhe më pas vepruar, nuk ka pendesa” tha ndër të tjera psikologia./m.j

Next Post
‘I harrova gërshërët brenda’/  Dëshmia e 19-vjeçares pasi Hysen Meta ekzekutoi babain: Pasi e vrau vëllai, trupin e mbështolla me plastmas të zi

“Kamerat zbuluan që…”/ Hoxha: Dëshmitë kontradiktore të fëmijëve, çfarë e rrëzoi planin e tyre për të mbuluar vrasjen e babait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

Rritje e udhëtimeve hyrëse në Kinë në vitin 2025

March 7, 2026
Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Irani: Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

March 7, 2026
Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

Pas Dashor Sulës, një tjetër zyrtare e PD-së kalon në qeverinë e PS! Ja Agjencia që po drejton

March 7, 2026
7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

7 Marsi/ “Integrimi nuk do të thotë asimilim”, mesazhi i Presidentit Begaj për mësuesit e diasporës

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In