• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pasi s’u gjetën varreza masive, serbët duan përfundimin e kishës në pronën e Universitetit

by Aalison Pearse Stevens
09/08/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbët në Kosovë konsiderojnë se është koha që të përfundohet së ndërtuari kisha ortodokse Krishti Shpëtimtar në Prishtinë, sidomos pasi që pas gërmimeve të terrenit u konfirmua se në atë vend nuk gjenden varreza masive dhe që kisha nuk është vend i krimit , ka njoftuar radio Kontakt plus, transmeton Koha.net.

“Ne, në periudhën e ardhshme, me siguri se do të bisedojmë për fillimin e vendosjes së rrethojës ndërtuese dhe kështu, pak a shumë, ta sigurojmë objektin, e në fazat e mëpastajme të nisim ndërtimin e tempullit”, citon radio kim të ketë thënë Branimir Stojanoviq, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës.

Dhe derisa përfaqësuesit e serbëve mendojnë se tash s’ka më argumente për zvarritje të përfundimit të tempullit ortodoks, siç e quajnë ata kishën, përfaqësuesit shqiptarë në institucione thonë se përfundimi i kishës është çështje politike e përfaqësues të shoqërisë civile kanë pikëpamje e veta për të ardhmen e kishës.

“Ideja ime është që të ndryshojë dedikimi i kishës,që ajo të bëhet muze i viktimave civile të luftës, ose të luftërave, pa dallim nacionaliteti, pasi të gjitha luftërat shkaktojnë viktima”,thotë avokati Azem Vllasi, transmeton Koha.net.

Ai shton se shqiptarët kishën e shohin si vepër të pushtetit të Milosheviqit dhe të Kishës Ortodokse serbe, që në koordinim kanë zhvilluar politikë antishqiptare. Ai ka shtuar se toka ku gjendet kisha është pronë e Universitetit.

“Librat kadastralë kanë dëshmuar se lokacioni i përket tempullit Krishti Shpëtimtar dhe toka Kishës Ortodokse serbe”, ka thënë Velko Odaloviq zyrtar nga Serbia.

Shënimet për pronësinë rreth kishës, sipas Odaloviq,janë aktualizuar kohë më parë kur u bënë gërmime për shkak të dyshimeve për varrezë masive përreth kishës.

Përfaqësuesit e serbëve theksojnë se kush më së pari duhet ta përkrahë përfundimin e kishës.

“Në radhë të parë këtë duhet ta bëjë Administrata vendore, e rëndësishme është edhe përkrahja e Ministrisë së Planifikimit hapësinor. Është mirë ta përkrahë e tërë Qeveria me kryeministrin e zëvendëskryeministrat e nuk do të ishte keq që këtë ta bënte edhe Thaçi”, mendon Branimir Stojanoviq. (b.an)

Next Post

Frank de Boer: I lumtur që jam te Interi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

“Lufta në Ukrainë krijoi “lidhje gjaku” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”/ Ky është mesazhi që Kim Jong Un i dërgoi Putinit

December 27, 2025
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Ja si zhvillohet procesi..

December 27, 2025
Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com