Chitetsu Watanabe nga Niigata e Japonisë, është konfirmuar zyrtarisht si personi më i vjetër burrë që jeton 112 vite e 344 ditë nga data 12 shkurt 2020.
Për të festuar këtë njoftim, një certifikatë zyrtare e Guiness iu paraqit në një shtëpi pleqsh në Niigata, ku aktualisht ai banon.
Ai lindi më 5 Mars 1907 në Niigata.
Preferon shumë sheqerin në kafe, por meqenëse ai ka humbur dhëmbët, shijon ëmbëlsirat që nuk i duhen shumë përtypje, si puding apo krem.
Chitetsu tha në një intervistë për një gazetë lokale në Janar të vitit 2019 se sekreti i jetëgjatësisë së tij është që të mos zemërohesh dhe të mbash një buzëqeshje në fytyrë.
Tani ai po jeton në një shtëpi pushimi, Chitetsu nuk është aq aktiv sa më parë.
Sidoqoftë, deri në verën e kaluar, aktiviteti i tij i përditshëm përfshinte ushtrime si pjesë e rehabilitimit, origami, kaligrafi dhe ushtrime matematikore.
Chitetsu është katër vjet më pak nga rekordi për njeriun më të vjetër ndonjëherë, i cili u mbajt nga Jiroemon Kimura, Japoni, i cili lindi në 19 Prill 1897 dhe vdiq në moshën 116 vjeç e 54 ditë, më 12 qershor 2013. /e.s/











