• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi mbaroi mandatin presidencial tashmë Nishani kërkon rotacion politik…

by A R
29/01/2018 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi nuk është një reformë rregullatore, e cila largon burokracinë, por është një proçes që kërkon angazhim aktorësh dhe faktorësh.

Kështu u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në studion e abcnews.

Nishani tha se reforma në drejtësi nuk mund të kthehet apo përdoret në një gjueti shtrigash, ku sot një mazhorancë e përdor kundër pjesës tjetër dhe nesër një tjetër mazhorancë e përdor ndaj tjetrës.

Ish-Presidenti tha se kjo mazhorancë nuk mund të japë asnjë garanci për një reformë në drejtësi, duke theksuar se kurrë nuk e mendoja që do të arrinim që në institucionet e reja të drejtësisë të propozoheshin kryetarë të Partisë Komuniste apo njerëz me pseudonimin “Telefoni”.

“Nuk ka asnjë shpresë që kjo mazhorancë mund të realizojë reformën në drejtësi, duhet një rotacion politik, në mënyrë që në institucionet e drejtësisë të shkojnë njerëzit e duhur, të arsimuar në perëndim”, tha Nishani.

I pyetur për kapjen e peshqve të mëdhenj, sikundër është deklaruar nga Ambasadori amerikan Donald Lu, Nishani tha se kapja e peshqve mund të bëhet vetëm nga rrjeta e drejtësisë shqiptare, por që kjo të bëhet duhet të funksionojë.

Bujar Nishani është shprehur se nuk ka ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Sipas tij, ky debat e zhvendos debatin real që është keqqeverisja.

Mirela Milori: Keni thënë që nuk keni ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike, por është një shprehje “never say never”, kurrë mos thoni kurrë ?

Bujar Nishani: “Ndoshta ky nuk është rasti. Jam pyetur gjithmonë nga gazetarët, ndoshta kjo prej një profili që kam mbajtur në jetën publike, dinamik edhe e kam thënë gjithmonë atë që kam dashur pa pretenduar se ajo ishte më e drejta dhe vendimi më i mirë, por kam thënë dhe kam bërë atë që kam besuar realisht.Por edhe njëherë duhet ta përsëris. Partia Demokratike e ka një kryetar e ka të zgjedhur në mënyrë legale me mbështetje masive. Nuk ka kontestim nuk ka një vakancë, nuk ka një përplasje. Unë besoj se debati për kryetarin e zhvendos debatin real që është sot keqqeverisja”.

Next Post
FOTO/ Shokuese çfarë gjen në çokollatë qytetari nga Prrenjasi…

Grabitja e pazakontë, hajdutët marrin 44 ton çokollatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 25 janar 2026

January 24, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Pse Berishës i intereson më shumë se kujtdo që Rama të jetë pranë Trump?!

January 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

January 24, 2026
Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

Më pak vezë, bukë dhe ujë në dyqane, blerësit në SHBA nxitojnë të furnizohen para stuhisë

January 24, 2026
Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

Në kërkim për vjedhje, falsifikim dhe dhunë në familje, arrestohet 5 persona në Tiranë, mes tyre një gjeorgjian

January 24, 2026
Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot

Protesta e opozitës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

January 24, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

January 24, 2026
“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In