• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasi LSI u lëkund nga qëndrimi për “mbetjet”, Vasili me AKIP: Takim për reflektim

by A R
24/10/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve pritet të mbajë nj/ tjetër protyestë kundër ligjit të ri të miratuar, por që u rikthye për rishqyrtim në Kuvend nga presidenti.

Protesta u paralajmërua për në 30 Tetor ndërkohë gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e AKIP zhvilluan një takim me kryetarin e grupit të LSI Petrit Vasili.

Ata i parashtruan kërkesat e tyre zyrtarit të lartë të LSI, forcë e cila u shpreh disi e lëkundur për ligjin pasi u kthye nga presidenti, kreu i LSI Meta kërkoi ekspertizë nga BE për këtë ligj.

Lavdosh Feruni:  “Më datën 30 do të kemi protestë masivve në mbëshetje të kauzës sonë. Ne kuptuam që na dëgjuan me vëmendje dhe shpresojmë që i kanë mbajtur mirë shënim ata që ne kërkuam”, deklaroi Ferruni.

Ky takim vjen pasi AKIP i ka dërguar letër grupeve parlamentare dhe pritet që të informojnë Vasilin me shqetësimet e tyre.

Presidenti Nishani  ktheu ligjin e mbetjeve në parlament ndërsa kreu i LSI-së javën e kaluar propozoi ekspertizë nga BE në lidhje me ligjin.

Prononcimi i Vasilit:

Sapo jeni takuar me përfaqësues të AKIP-it, çfarë kërkuan te ju shoqëria civile?

Sot kam pasur me kërkesë të tyre takim paradite dhe me përfaqësues të shoqatës së ricikluesve, dhe pak më parë dhe me një përfaqësi të Aleancës Kundër Importit të Plehrave. Takime të cilat siç thashë edhe më parë u kërkuan dhe nga përfaqësues të këtyre shoqatave lidhur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në momentin e shqyrtimit të dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ka rikthyer për shqyrtim këtë ligj në Kuvend.

Besoj se është plotësisht normale që kur të gjitha këto përfaqësues kanë interes të takohen me grupet parlamentare, pasi Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka kërkuar takim edhe me kryetarët e grupeve parlamentare të tjera në Kuvend. Qëlloi që axhenda e lejoi që të takoheshim sot me ta dhe ky takim ishte pikërisht për të dëgjuar me qetësi të gjitha argumentet që jepen. Argumente të cilat shpesh janë dhe në studio televizive, dhe besoj se është më e dobishme që këto argumente të dëgjohen, apo sqarime, apo plotësime, mund t’i konsideroni si të doni, të cilat jepen në një takim të drejtë për drejtë ku mund të flitet hapur për gjithçka.

Kështu që edhe paradite, edhe tani në drekë, ishin besoj takime që kishin të bënin pikërisht me shikimin, dëgjimin dhe me kthjellimin e shumë çështjeve të një problemi, që ka ndezur jo pak vëmendjen e opinionit publik, ka krijuar një sensibilitet të lartë shoqëror, që është evident.

Unë i përshëndes të dy subjektet, që ishin nismëtar për t’i kërkuar këto takime, sepse ju e dini se nuk kemi pasur më parë takime me ta, sepse nuk është kërkuar. Besoj se ishin shkëmbime të dobishme pasi sa më shumë argumente të njihen dhe sa më shumë çështje të sqarohen, aq më mirë i bën të gjithë këtij procesi kaq shumë të debatuar.

Dhe si do të përkthehet në votë argumentet që dhanë si ricikluesit ashtu dhe shoqëria civile?

Besoj se është një ditë për të dëgjuar me shumë vëmendje gjithçka dhe sigurisht nga dëgjimi i vëmendshëm lind edhe reflektimi. Dhe sot nuk është dita e reflektimeve. Sot ishte dita për t’u thelluar në këtë argumente i cili është një argument delikat, imponon një seriozitet të lartë shoqërorë në radhë të parë, dhe si i tillë është mirë që pas dëgjimit të jemi akoma më të ndërgjegjshëm për gjithçka lidhet me fenomenin, zgjidhet ligjore, dhe gjithçka tjetër që lidhet me to. Në mënyrë që të gjithë të jemi të qetë edhe si politikan edhe si qytetar për të gjitha vendimet që marrim për sot por dhe për nesër.

z. Vasili, burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se do të ketë tre amendamente në ligj. Këto janë propozuar vetëm nga PS, bashkërisht apo…

Nuk i njoh këto burime që citoni ju. Për momentin aktual, thashë kjo ishte dita e sotme dhe këto ngjarje që ndodhën ditën e sotme dhe kanë pikërisht këtë efekt që thashë. Meqenëse është një moment rishqyrtimi, reflektimi, të dëgjuarit dhe të thelluarit në mënyrë të drejtpërdrejtë është më i miri, pasi thashë që këto takime nuk kanë ndodhur më parë. E thashë edhe një herë tjetër, e përshëndes kërkesën e të dy palëve për t’u takuar dhe për të folur sy më sy për çdo lloj shqetësimi.

Deputetë të mazhorancës, por edhe ministrat kanë vendosur në pozita qesharake deklaratën e Ylli Manjanit për deklaratën e kanabisit, ju si e lexoni?

Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi, duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar.

Ky takim vjen pasi AKIP i ka dërguar letër grupeve parlamentare dhe pritet që të informojnë Vasilin me shqetësimet e tyre.

Presidenti Nishani ktheu ligjin e mbetjeve në Parlament, ndërsa kreu i LSI-së javën e kaluar propozoi ekspertizë nga BE-ja në lidhje me ligjin.

/a.m.

Next Post
Sherr femrash në mes të gjimnazit në Pogradec (VIDEO)

Sherr femrash në mes të gjimnazit në Pogradec (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

VIDEO/ Demokrati-Berishës: Ose nxirrni kandidatin politik të Tiranës, ose hiqni dorë!

February 6, 2026
Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

Sulmi ndaj Sulës, Spaho ironizon Nokën: Ka të drejtë Flamuri, ata që Doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In