• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pasi e vrau Enkeleidën u deh me birra, zbardhet dëshmia e Eduard Danajt: Unë punoja, ajo…

by A R
17/05/2024 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia është tronditur pas vrasjes së 40-vjeçares Enkeleida Danaj në Athinë mëngjesin e së enjtes. Autor i kësaj ngjarje është ish-bashkëshorti i saj, Eduard Danaj. Sipas hetimeve, rezulton se 50-vjeçari e zuri në pritë ish-gruan duke e goditur rreth 10 herë me thikë.

Më pas, ai u largua nga skena e krimit, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë në ndërtim ku edhe punonte. Ai ka pirë disa kanaçe me birrë duke konsumuar, sipas mediave, një sasi të madhe alkooli.

Të njëjtën gjë e bënte edhe në shtëpi kur jetonte me viktimën. Pinte e më pas e dhunonte Enkeleidën.

Kur u arrestua, Eduard Danaj ishte qartësisht nën influencën e alkoolit dhe nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e ka përshkruar atë si cinik dhe si një person që nuk ka treguar pendesë për veprimet e tij. Këtë e tregon edhe dëshmia e 50-vjeçarit.

Eduard Danaj, autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçares. Foto e publikuar nga mediat greke

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në vendin në fjalë sepse e dija që ajo kalonte në orën 5:30 të mëngjesit aty. Kur e pashë, nxorra thikën dhe nisa ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak kohë aty dhe më pas eca drejt kantierit të ndërtimit ku piva disa birra derisa më arrestuan”, tha ai.

Kur u pyet nga policia se pse e kreu krimin e tmerrshëm, Danaj u përgjigj: Nuk mund ta duroja dot teksa i jepte makinës sime. Unë punoja ndërsa ajo hante paratë e mia.

Kjo ngjarje e rëndë ishte e paralajmëruar. Denoncimet e bëra nga 40-vjeçarja ndaj ish-bashkëshortit e tregojnë më së miri këtë fakt. Vetëm disa ditë para ngjarjes tragjike, Enkeleida e kishte kallëzuar sërish ish-burrin për dhunë.

Enkeleida Danaj

“Në përgjithësi nuk kemi shkuar kurrë mirë. Ai më ka kërcënuar, ka abuzuar shumë herë me mua. Kam raportuar shumë incidente, por jo të gjitha. Prej një jave tashmë, ai më vëzhgon, rri ulur në makinë jashtë shtëpisë sime dhe nuk e di pse. Dje, më 6 Maj rreth orës 23:30 qëndronte jashtë shtëpisë sime ulur në makinë. Iu afrova dhe e pyeta pse ishte aty dhe filloi të më thoshte: Do ta shikosh çfarë do të të ndodhë, do të të djeg. Ishte i pirë sepse kishte disa kanaçe me birrë në makinë. Shkova të thërrisja policinë, por më kapi për fyti dhe më përdrodhi dorën. Pastaj vajza ime, që ishte aty afër telefonoi urgjencën. Më pas u transferuam në shërbimin tuaj”, tregoi ajo në dëshminë e saj.

Po ashtu u publikua një video nga mediat greke ku dëgjohen britmat e Enkeleidës e cila i thotë të mos e godasë Eduardit.

Enkeleida Danaj nga Vlora ishte nënë e dy fëmijëve, një vajze 21 vjeçe dhe një djali 15-vjeçar.

/a.r

Next Post
Zbulohen parcela me kanabis në Tiranë,  kultivuesve u gjenden armë dhe tritol

Zbulohen parcela me kanabis në Tiranë, kultivuesve u gjenden armë dhe tritol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

January 21, 2026
“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

January 21, 2026
Padia e Lapajt, dënohet me  3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

Padia e Lapajt, dënohet me 3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In