Në ceremonitë e së Premtes së Madhe, Papa Leoni XIV udhëhoqi ritualin tradicional të “Udhës së Kryqit” në Koloseum, i shoqëruar nga rreth 30 mijë besimtarë.
Këtë vit, procesioni u shënua nga një simbolikë e veçantë, pasi Ati i Shenjtë mbajti vetë kryqin përgjatë të gjitha 14 stacioneve, duke u bërë i pari Papë në mbi tre dekada që e mban kryqin gjatë gjithë rrugëtimit.
Historikisht, Papa Gjon Pali II dhe Papa Benedikti e ngrinin kryqin vetëm në stacionin e parë dhe të fundit, ndërsa Papa Françesku vitet e fundit e ndiqte ceremoninë nga Vatikani për shkak të problemeve shëndetësore.
Në meditimet e lexuara gjatë ndalesave, Papa Leoni XIV foli për luftrat dhe abuzimin me pushtetin:
“Disa njerëz mendojnë se kanë marrë pushtet të pakufizuar dhe besojnë se mund ta përdorin dhe abuzojnë atë, pavarësisht nga vullneti i tyre. Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin që ka marrë: pushtetin për të gjykuar, por edhe pushtetin për të filluar ose përfunduar një luftë”, tha Papa.
Ky është viti i parë që Papa amerikan, i zgjedhur në maj 2025, kryeson festimet e Javës së Shenjtë, të cilat përkujtojnë ditët e fundit të Krishtit para ringjalljes së tij në Pashkë.











