Pas ditëve të mira dhe me diell, moti do të ndryshojë sërish. Pritet që gjatë orëve të vona të natës të rikthehen reshjet e dëborës.
Pritet qe zonat Veriore dhe Lindore të vendit të zbardhen nga dëbora.
Sipas Meteoalb, parashikohet që zonat veriore të jenë gjatë gjithë ditës edhe nën ndikimin e reshjeve, ndërsa gjatë natës reshjet e shiut do të prekin edhe zonat Jugore e pjesërisht ato Qendrore.
“Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore.
Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës”,- sqaron Meteoalb.