Luigi Soreca, i cili mban detyrën e drejtorit për Sigurinë në Komisionin Europian, do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Romana Vlahutin, të cilës mbaron mandati diplomatik në Tiranë.
Mandati i ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin zyrtarisht mbaron në gusht të vitit 2018-të.
Kroatja Vlahutin u emërua Kryetare e Delegacionit të BE-së në Tiranë në vitin 2014, pas përfundimit të mandatit katër vjeçar të italianit Ettore Sequi.
Përpara se të bëhej ambasadore e BE-së në Shqipëri, Vlahutin shërbeu si këshilltare e Presidentit të Kroacisë, dhe ka qenë një nga njerëzit më të afërt të tij.
Luigi Soreca është një njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme si një nga figurat kyce në Bruksel për liberalizimin e vizave që i mundësoi të gjithë shqiptarëve të përfitonin nga regjimi pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që prej 2010.
a.ç