• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasaportë vaksinimi Covid-19 për udhëtim? Shërbimi në e-Albania pas kryerjes së dy dozave

by A R
11/02/2021 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në portalin qeveritar e-Albania, është hapur një opsion i ri shërbimi i quajtur ‘pasaportë vaksinimi covid 19’.  Në momentin që qytetarët do të bëjnë vaksinën anti-Covid mund të shkarkojnë këtë pasaportë nga portali për ta pasur si dokument i cili vërteton se është bërë imunizimi.

Në portal e-Albania sqarohet se, Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covid-19” do ju mundësohet të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit. Ata mund ta marrin pasaportën e imunizimit për Covid-19 me kodin unik. Po ashtu behët e ditur se personat pas kryerjes së vaksinimit do të njoftohen nëpërmjet mesazhit në telefon kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania.

Ideja për të pasur një pasaportë vaksinimi anti-Covid për udhëtim u propozua fillimisht nga Greqia ndërkohë që shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian janë duke e diskutuar nëse do të jetë kusht për të udhëtuar në këto shtete apo jo.

Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, në mënyrë që të rihapin ekonominë, duke identifikuar personat që janë të mbrojtur ndaj koronavirusit.

Megjithatë, shumë ekspertë të teknologjisë në botë kanë ngritur shqetësimin se mjete të tilla vijnë me pasoja, të tilla si përjashtimi potencial i grupeve të tëra nga pjesëmarrja në shoqëri apo shkelje e të dhënave personale. Në një kohë që është e paqartë në mbarë botën se si do të zhvillohen dhe përdoren këto pasaporta, vendi ynë ka bërë një hap para dhe këto pasaporta mund të merren në mënyrë elektronike nga portali qeveritar. Por sipas ministres ky surbim është hapur për të pasur një pasqyrë të saktë kur të nisi vaksinimi masiv i popullsisë

Manastirliu në mbledhjen e Komitetit Teknik tha se vaksinat e Pfizer do të vijnë më 15 shkurt. Por se sa do të jetë sasia e tyre kjo do të bëhet publike në ditët në vijim. Nga programi i COVAX veni ynë pritet të marri një sasi të parë prej 141 mijë e 600 vaksina të kompanisë AstraZeneca.

Për shkak të mungesës së studimeve klinike kjo vaksinë nuk dihet nëse ofron imunitet ndaj Covid-19 për moshat mbi 55 vjeç. E pyetur nga Klan News se për kë grupmoshë do të përdoren këto vaksina, drejtuesja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli tha se do të respektohen të dhënat që vijnë nga kompania dhe injektimi do të bëhet për personat nën 55 vjeç.

/a.r

Next Post
Xhelozia e BE-së për Skavicën, reagon për herë të parë Yuri Kim

Xhelozia e BE-së për Skavicën, reagon për herë të parë Yuri Kim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes, Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

January 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD etj

January 20, 2026
Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

January 20, 2026
Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

January 20, 2026
“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In