• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pasaportat e arta”, “The Guardian” zbulon si Rama e zyrtarë të tjerë të huaj i japin nënshtetësi të pasurve të Europës

by Java News
16/11/2019 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre kryeministra dolën në podium në një hotel me pesë yje në Londër këtë javë, për t’i ofruar njerëzve më të pasur të botës, pasaporta të arta dhe shtetësinë e vendeve të tyre në këmbim të qindra e mijëra paundëve investime ose kontributeve.

Allen Chastanet, kryeministër i ishullit të Karaibeve Shën Lucia, i tha 300 pjesëtarëve të elitës super të pasur dhe këshilltarëve të tyre të mbledhur për konferencën globale të shtetësisë, se misioni ekonomik i vendit të tij kërkonte individë me pasuri të mëdha dhe mund tu japë atyre një vend konfort për të jetuar… Ai premtoi se në këmbim të 100 mijë dollarëve kontribute në fondin ekonomik kombëtar, aplikantët mund të marrin shtetësinë e Shën Lucias, brenda vetëm tre muajsh.

Me të vjen edhe e ashtuquajtura pasaportë e artë që mundëson udhëtim pa viza në 145 shtete përfshirë Britaninë, zonën Shengen, Hong-Kongun e Singaporin. Në shitje të shtetësisë në konferencë ishin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, një ministër maltez, një ambasador nga Antigua and Barbuda dhe përfaqësues të Qipros.

Për Vera Jourova, zëvendëspresidenten në ardhje të Komisionit Evropian, skemat e shtetësisë ngrenë një numër shqetësimesh. Dhënia e shtetësisë përbën një rrezik serioz sigurisë sepse garanton të gjitha të drejtat e qytetarëve të BE dhe lejon lëvizjen lirshëm në union. BE nuk duhet të bëhet një parajsë për kriminelët, korrupsionin dhe paratë e pista – tha ajo.

Eventi tre ditor, një biletë për të cilin kushtonte 1500 stërlina u organizua nga Henley and Partners, një kompani me bazë në Londër që vepron si ndërmjetëse mes super të pasurve dhe vendeve që shesin shtetësitë e tyre. Henley ka bërë dhjetëra milionë dollarë në komisione nga shitja e shtetësisë. Tregtia është e ligjshme dhe Henley nuk akuzohet për asnjë lloj shkeljeje. Qipro që kërkon një investim prej të paktën 2 milionë eurosh, i dha shtetësinë një biznesmeni malajzian në kërkim, në qendër të skandalit që njihet si 1MDB. Vendi ishullor është anëtar i BE dhe i jep shtetasve të vet akses në të gjithë bllokun. Ai ka bërë rreth 6 miliardë euro duke lëshuar rreth 4 mijë pasaporta që kur skema u prezantua në 2013. Malta, që po ashtu është shtet anëtar i BE i ka shitur shtetësinë pesë personave të akuzuar për krime jashtë vendit.

Kryeministrit të Shën Lucias iu bashkuan në skenën e hotelit Rosewood, ku dhomat mund të kushtojnë më shumë se 2 mijë stërlina nata, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, dhe Dusko Markovic, kryeministër i Malit të Zi.

Rama lancoi programin e Shqipërisë “shtetësi përmes investimit” në një konferencë duke premtuar një taksë pushimesh 10 vjecare. Ai i kujtoi delegatëve se Shqipëria është një vend kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, çka mund ti japë shtetasve të rinj të drejtën të jetojnë dhe punojnë në bllok.

“Unë e di se ka debate për këtë lloj programi”, tha Rama.

“Në të njëjtën kohë unë besoj fuqimisht se kjo është mënyra e duhur dhe se kjo është ajo që ne duhet të bëjmë. Ka sigurisht rreziqe, por ne nuk mund ti mohojmë vendit tonë dhe të ardhmes sonë, potencialin e jashtëzakonshëm të këtij programi”.

Markovic në anën tjetër tha se ofronte 2 mijë shtetësi malazeze në këmbim të një kontributi individual 100 mijë eurosh për arkat e qeverisë dhe një investim në prona prej të paktën 250 mijë eurosh. Qeveria malazeze tha se individët do të mund të merrnin shtetësinë vetëm pas kontrolleve të sigurisë.

Ekspertët thonë se ka të dhëna në rritje se elitat e korruptuara i përdorin Vizat e arta për të fituar rezidencë dhe shtetësi në Evropë. Shitja e shpejtë e shtetësive ka përfitime ekonomike të dyshimta ndërsa i hap derën atyre që i kanë xhepat plot dhe një të kaluar për t’u fshehur. /tch/

Next Post
Reja: Jo gjithmonë fiton më i forti, duhet të tregohemi të zgjuar. Do doja të vija më herët te Kombëtarja

Reja: Jo gjithmonë fiton më i forti, duhet të tregohemi të zgjuar. Do doja të vija më herët te Kombëtarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In