• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pasaportat e arta’, ambasadorja e BE: Jepini fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme

by Java News
13/10/2022 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e Progresit për Shqipërinë vendi paralajmërohet se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann mbajtën sot një konferencë lidhur me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë

Ambasadorja tha se KE (Komisioni Evropian) ka këshilluar t’i jepet fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme, por theksoi se secili vend duhet të vendosë vetë. Ndërsa bisedimet për amnistinë fiskale janë duke vijuar.

Hohmann: BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë. Por kjo lloj skeme do të vinte në pah disa risqe që janë shprehur qartë në rajon. KE sugjeroi që shtetet t’i jepnin fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme. Secili shtet duhet të vendosë vetë se si do të vazhdojë me këtë çështje. Për sa i përket amnistisë fiskale, ne po vijojmë bisedimet.

Balluku: Unë do ta nis nga amnistia. Së pari Komisioni vë në dukje që është bërë një progres për luftën kundër pastrimit të parave. Ky është vlerësim i Komisionit përmes këtij elementi. Sipas Komisionit Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar.

Për sa i përket amnistisë fiskale, vlerësimi në raport është hipotetik. Pra mund të vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe është e paevitueshme që ky vlerësim të jetë hipotetik duke qenë që sot e kësaj dite mbetet akoma një draft që e kemi të hapur për diskutim, me partnerët tanë. Ne e garantojmë ambasadoren dhe Komisionin që ky do të jetë një progrss që do të vijojë disktumiet dhe nuk do të qëndrojmë pa marrë parasysh qëndrimet e Komisionit.

Ndërsa për pasaportat e arta i jemi referuar praktikave të vendeve të tjera të BE, të cilat sot e kësaj dite i kanë këto programe nën proces, vazhdojnë dhe i aplikojnë. Ne i jemi referuar atyre për atë që i sjellin endit dhe benefitet që kanë marrë duke u bazuar në eksperiencat më të mira të këtyre vendeve evropiane.

/s.f

Next Post
Plumba në xhama/ Lokali ku ndodhi masakra në Klos, dëshmitarët: Biseduan vetëm pak minuta

Plumba në xhama/ Lokali ku ndodhi masakra në Klos, dëshmitarët: Biseduan vetëm pak minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In