• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasaporta, atdheu dhe të drejtat

by Java News
04/11/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Krsto Lazarevic/*

Ku është atdheu? Ndodhet ai majtas apo djathtas? Eshtë ai fqinjësi, pyje, fusha, kombi vetiak, Europa apo e gjithë bota? Eshtë ai një kujtim ndaj fëmijërisë, apo shpresë për të ardhmen?

Në veshët e shumë gjermanëve fjala atdhe tringëllonIn e konsumuar po ashtu si kofshë derri, birrë, apo xhumaxhuxh oborri. Por edhe si antisemitizëm, kryq i thyer dhe strehimore refugjatësh që digjen. ishin nazistët, që konceptin e atdheut e vendosën në qendër të ideologjisë së tyre dhe janë neo-nazistët e ekstremit të djathtë NPD (Partia Nacional-Demokrate), që e quajnë veten “partia sociale e atdheut”.

Eshtë partia populiste e djathtë AfD, që do ta mbrojë atdheun gjerman prej refgujatëve. Nëse është e nevojshme ajo do ta bëjë këtë edhe duke qëlluar ndaj fëmijve në kufirin gjerman. E ashtu si për çdo temë që angazhohet AfD-ja, partitë e tjera ndihen të detyruara të pëfshijnë edhe ato në agjendën e tyre.

Pasi kandidatja kryesore e partisë ekologjiste Katrin Göring-Eckhardt në kongresin e vogël të partisë tha: “Ne e duam këtë vend. Eshtë atdheu ynë. Këtë atdhe nuk duhet ta përçajmë”, në parti u diskutua shumë. A mundet që koncepti atdhe të ketë konotacion pozitiv në Gjermani?

Baza e ekologjistëve e ka të vështirë me fjalën “atdhe”, kryesia e partisë ekologjiste ka ende shumë plane me këtë. “Atdheu” duhet të jetë hallka lidhëse e koalicionit të ardhshëm mes CDU/CSU, FDP (Liberal-Demokratët) dhe ekologjistët. Me atdhe në këtë frymë kihet parasysh Gjermania. E prej kësaj rjedh detyrimisht pyetja, se për kë mund të jetë Gjermania atdhe dhe për kë jo.

Një koncept pa qeder apo i rrezikshëm?

Ka njerëz, që kanë lindur në një vend, jetojnë atje gjatë gjithë jetës dhe e quajnë këtë vend atdhe. Ka njerëz, për të cilët atdheu është një burg, prej nga ata largohen dhe më së shumti e vizitojnë atë nga ndjenja e detyrimit vetëm për Krishtlindje. Ka njerëz që e humbasin atdheun e tyre dhe detyrohen të arratisen. Këta njerëz nuk kanë privilegjin të vendosin nëse duan të qendrojnë në atdheun e tyre. E atyre që u ecën ters, priten në një vend tjetër nga njerëzit, të cilët duan ta mbrojnë “atdheun e tyre” prej “të huajve” dhe ky vend asnjëehrë nuk mund të bëhet atdhe për ta.

Në gjuhën e përditshme fjala atdhe është një koncept pa qeder. Shumica e njerëzve e përshkruajnë atë me vendin, ku janë rritur dhe e lidhin me kujtime ose me një vend, ku ata ndihen si në shtëpi. Në politikë ky koncept është më i rrezikshëm dhe përjashtues, pasi populistët e djathtë në mbarë Europën e vendosin në qendër të ideologjisë së tyre.

Pa atdhe askund

Si fëmijë mua më thonin, që Serbia është atdheu im, pra unë isha krenar të jem serb. Unë mbaja në qafë një kryq ortodoks dhe një stemë serbe.  Por në këtë kohë unë asnjëherë nuk kisha qenë në Serbi. Familja ime vjen nga Bosnjë-Hercegovina. E përderisa atje kishte luftë, ne jetonim në Gjermaninë.

Ishte daja im, një kroat, i cili na mori ne në Reutlingen dhe e ndihmoi babain tim të gjejë  një punë në ndërtim. Ndërkohë që 1000 km larg serbët dhe kroatët masakronin e dëbonin njeri-tjetrin reciprokisht, ne jetonim në paqe si familje.

Ndërsa Kroacia zuri vendin e tretë në Kampionati Botëror të Futbollit më 1998, unë brohorisja. Gjatë udhëtimit të kolonës së makinave të tifozëve unë si nëntë vjeçar isha ulur pas dhe valëvisja flamurin kroat nga dritaret e makinës. Flamuri kroat në dorë, stema serbe në qafë – për mua kjo nuk përbënte kundërthënie. Lufta nuk më interesonte mua. Vetëm vonë unë mësova, se portieri i shkëlqyer Davor Šuker pozonte para varrit të udhëheqësit të Ustashëve Ante Pavelić, nën drejtimin e të cilit qindra miëjra hebrej, serbë, romë e opozitarë u shfarosën.

Unë preokupohesha prej luftrave pasuese jugosllave dhe me krimet që u kryen në emër të Serbisë. Spastrimet etnike, përdhunimet sistematike, rrethimi i Sarajevës, Srebrenica. Të jetë ky atdheu im? Më mirë jo, vendosa unë. Unë mora stemën e hoqa nga varësja dhe e mbylla në sirtar. Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet atje. Atdheu u bë për mua diçka e keqe. Diçka për të cilin njerëzit janë të gatshëm të ndjekin urdhëra mizore dhe të vrasin.

Pasaporta, atdheu dhe të drejtat

Unë jetoj në Gjermani qëkurse mendoj. Koha më përpara nuk më kujtohet. Megjithatë Gjermania nuk u bë atdheu im. Eshtë e vështirë të ndihesh si në shtëpi, kur kërcënohesh të të kthejnë. të të dëbojnë për në një vend, që e njeh vetëm sepse ke kaluar pushimet e verës atje dhe gjuhën e të cilit nuk e flet. Për shumicën e miqve të mi patenta ishte dokumenti më i rëndësishëm, që morën kur mbushën 18 vjeç. Për mua ishte leja e pakufizuar e qendrimit.

Sot unë jetoj në Berlin dhe jam gjerman. Nuk është diçka me të cilën krenohem, apo turpërohem. Eshtë thjeshtë vendi, ku unë jetoj. Pasaporta gjermane nuk më ka dhënë mua atdhe, por të drejta. Të drejtën të udhëtoj dhe të votoj. Të drejtën të jem një subjekt politik brenda territorit, ku jetoj. Kjo nuk tingëllon ngrohtë si atdhe, por për mua është më e rëndësishme.

Në fund të “Parimi i Shprresës” të Ernst Bloch është fjalia: “Kështu në botë krijohet diçka, që shfaqet vetëm në fëmijëri dhe atje ku askush nuk ka qenë: atdheu.” Bloch u largua nga perandoria gjermane, sepse ai ishte kundër Luftës së Parë Botërore. Ai u arratis prej nazistëve, seose ishte hebre dhe emigroi nga RDGJ-ja, pasi u konfrontua me regjimin e SED (Partia e Bashkuar Socialiste në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë).

Për Bloch atdheu nuk ishte vendi, në të cilin u lind, apo kombi të cilit i përket, por një kujtim dhe mall për fëmiëjrinë dhe shpresën në një të ardhme, që duhet të fitohet. Një utopi, në të cilën nuk ka qenë asnjë njeri. Në veshët e mi kjo tingëllon më mirë se sa kofshë derri, xhuxh i oborrit apo ministria e atdheut.

Krsto Lazarevic ka lindur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është arratisur si fëmijë me familjen në Gjermani në kohën e luftës. Ai jeton sot në Berlin, punon si gazetar dhe publicist, shkruan për media të ndryshme gjermane. (DW)

Next Post
Kjo është sfida e re e McGregorit: Do jem më i pasur se Ronaldo në vitin 2018

Kjo është sfida e re e McGregorit: Do jem më i pasur se Ronaldo në vitin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In