Pasaniku rus dhe kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, e ka lansuar një projekt për identifikimin e personave, që do të mund ta zëvendësonin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në zgjedhjet e vitit 2018.
Khodorkovsky nga Londra u tha gazetarëve në Moskë se projekti i quajtur “Në vend të Putinit”, është promovuar në Internet në adresën vmestoputina.ru.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha sot gazetarëve se projekti i Khodorkovskyt “është skicuar nga njerëzit, të cilët pakthyeshëm janë shkëputur nga Rusia dhe agjenda ruse”, transmeton REL.
Dikur njëri nga njerëzit më të pasur në Rusi, perderisa ishte shef ekzekutiv i kompanisë më të rëndësishme të naftës, Yukos, Mikhail Khodorkovsky ka kaluar 10 vjet në një burg në Siberi, për evazion të taksave dhe akuza për keqpërdorim.
Khodorkovsky thotë se këto akuza dhe dënimi i tij ishin me motive politike. Ai u largua nga Rusia, pasi presidenti, Vladimir Putin, e amnistoi në dhjetor të vitit 2013.
Khodorkovsky tash jeton kryesisht në Zvicër dhe Britani, citon Koha. (b.an)