Komiteti i Sigurisë në Punë i Këshillit të Shtetit ka lëshuar një qarkore që kërkon inspektime në ndërtesat shumëkatëshe të vendit në një përpjekje për të identifikuar dhe eliminuar rreziqet kryesore të zjarrit, njoftoi të shtunën Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, citon “Xinhua”.
Sipas ministrisë, inspektimet do të përqendrohen në ndërtesat shumëkatëshe, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe ndërtesat publike si ndërtesat e zyrave, spitalet dhe komplekset tregtare.
Ndërtesat shumëkatëshe që po i nënshtrohen rinovimit të mureve të jashtëm dhe dekorimit dhe rinovimit të pjesshëm të brendshëm do të shqyrtohen në veçanti për të forcuar menaxhimin e sigurisë nga zjarri dhe për të mbrojtur në mënyrë efektive jetën dhe pronën e njerëzve.
Sipas ministrisë, materialet e ndezshme dhe të djegshme të përdorura për sistemet e izolimit të mureve të jashtëm, materialet e ndaluara si skelat prej bambuje (druri) dhe rrjetat e sigurisë jorezistuese ndaj flakës, si dhe objektet dhe pajisjet e shuarjes së zjarrit si sistemet e hidrantëve të zjarrit, sistemet automatike të spërkatjes dhe sistemet automatike të alarmit të zjarrit, do të jenë ndër artikujt specifikë që do të inspektohen.
Të gjitha rajoneve u kërkohet të organizojnë ndërmarrjet dhe institucionet për të kryer vetinspektime gjithëpërfshirëse dhe departamentet kompetente qeveritare duhet gjithashtu të kryejnë kontrolle të rastësishme.
Sipas ministrisë, për çdo rrezik të identifikuar për sigurinë, duhen marrë masa të menjëhershme korrigjuese.











