• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas zgjedhjeve/ Flamuri i Shqipërisë mbulon atë të Kosovës!

by Ben Andoni
09/10/2019 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Flamuri i Shqipërisë e ka pritur sot emisarin norvegjez të Ballkanit dhe ambasadorin e vendit të tij në takimin e zhvilluar në zyrën e kandidatit kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. Por, një situatë e tillë, i ka pritur emisarët edhe në mjediset e LDK-së, ku Arne Sannes Bjørnstad, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (Departamenti i Evropës Juglindore) dhe Jens Erik Grøndahl, ambasador i Norvegjisë në Kosovë, në sfond kanë pasur flamurin kombëtar, atë të Dardanisë e BE-së, të SHBA-së.

Vetëvendosja duket e prerë të përdorë vetëm flamurin kombëtar dhe kjo është dukur edhe në shfaqjet e fundit zyrtare të Albin Kurtit, në të gjitha situatat e tij. E konsideruar si një nga pikat ku kritikohet, Albin Kurti ka manovruar me fjalët, por pa dhënë asnjëherë një shpjegim të arsyeshëm për mosnjohjen e simbolikës së Kosovës. Teksa pak e çuditshme duket në pamjen (nëse nuk gabojmë) të mjedisit të LDK-së ku janë pritur zyrtarët norvegjezë. Edhe aty mungon flamuri kosovar.

I ndjeri Ibrahim Rugova u përpoq shumë që Flamuri i ashtuquajtur i Dardanisë të zinte vend. Por qoftë publikimi i flamurit dhe qoftë propozimi për flamur shtetëror të Kosovës në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës, nuk është se ngjalli entuziazëm përveçse kundërshtim dhe deri te refuzimi i hapur që u shpreh edhe me revolta. Gjithsesi, flamuri ruhet si trashëgimi e Rugovës dhe në mendjet e shfaqjet e LDK-së, si pjesë e identitetit të tyre. Ish-Presidenti i Kosovës e përdori edhe në fushatat e tij, kurse pas publikimit një pjesë e popullit të Kosovës e njohu si “Flamuri i Dardanisë”, me emrin antik të vendit ku hynte veç pjesa më e madhe e Kosovës, edhe Toplica, Shkupi etj.

***

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe nga qëndrimet e tyre e respektojnë vendimin e zgjedhësit kosovar për të ardhmen. Do të pritet se çfarë do ndodhë në kulisat kosovare, që nuk janë larg me ato të Tiranës. Gjithsesi, tek të dy, duket se do të bjerë barra e rëndë e negociatave, por edhe ajo që njerëzit e kanë shmangur: procesi i propozimeve për ndërrimin e kufijve. Albin Kurti është treguar shumë i vendosur për kufijtë e Kosovës. Dhe, ka demaskuar hapur përpjekjet e qeverive kosovare për Demarkacionin. Por, a nuk ishte vallë i tillë dhe ish-kryeministri Haradinaj? E megjithatë, u tërhoq para një premtimi që nuk u mbajt asnjëherë.

Pavarësisht se çfarë mendohet në Kosovë e sidomos kakofonia e zërave në Shqipëri, shqetësimit që ngjall në të gjithë Ballkanin, ndryshimi i kufijve nuk ka ikur asnjëherë nga tavolina diplomatike. Edhe pse Gjermania dhe vende të tjera të Evropës janë kategorikisht kundër. Tek e fundit, atë që do vendosin dy Superfuqitë mbetet ligj për të vegjlit.

Duket se shmangia e simbolikës së flamurit kosovar është një si ogur për atë që mund të ndodhë. Po a do munden zyrtarët e rinj të Kosovës ta ndalojnë dhe ta fusin procesin në një rrjedhë normale? Me sa duket energjia më e madhe do të jetë për t’u futur në bisedimet me Serbinë, kurse përfundimi është diku në zyrat perëndimore, gati për t’u zbatuar. Mbi Kurtin dhe Osmanin, do ketë një rezistencë skajore të Opozitës së re, por edhe realiteteve ndryshe. Jo më kot presidenti Thaçi dhe në të njëjtën kohë, presidenti Vuçiç për të gjithë kohën i përmbahen asaj se: E ardhmja do të jetë e hidhur. Sido që të jetë, shqiptarët, duhet të jenë të bashkuar, pasi historia jo gjithnjë ka qenë në kahun e tyre. Dhe, flamuri shqiptar duan apo nuk duan shumë veta është shumë më tepër frymëzues sesa ai i Kosovës. (Javanews)

Next Post
Turqi-Shqipëri, Demiral paralajmëron kuqezinjtë

Turqi-Shqipëri, Demiral paralajmëron kuqezinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In