• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas vetëdeklarimeve/ Përse dështoi ligji për “Dekriminalizimin”

by Aalison Pearse Stevens
23/05/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

EKSKLUZIVE/ A ka dështuar me turp ligji për dekriminalizimin për deputetët dhe pushtetarët vendorë? Duket se ky është përfundimi në të cilin mbërrijnë konstitucionalistë dhe juristë, sa i përket efekteve që prodhon ligji aktual për dekriminalizimin, tani që janë bërë publike vetëdeklarimet e politikanëve në pushtetin qëndror dhe atë lokal. Përpos efektit të transparencës ku publiku është njohur dhe për një aksident me biçikletë apo një konflikt të ndodhur 20 vjet më parë, ligji në vetëvete nuk mundëson që deputetë apo pushtetarë të largohen nga detyra.

Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, vlerëson se ligji mund të ketë efekte për zgjedhjet e ardhshme, pasi do të detyrojë kryetarët e partive të jenë më të kujdesshëm në zgjedhjen e kandidatëve për deputetët apo për kryetar bashkish, por përsa u përket të zgjedhurve aktual “ky akt ligjor përbën një “vrimë në ujë”. Dhe sa kohë uji është i pisët moralisht, vrima nuk duket fare”.

“LIgji 138/2015 Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike”, ndonëse u bë në kushtet e emergjencës dhe nxitimit formal dhe juridik, kam bindjen se për shkak të kohës dhe hapësirës politike apo institucionale në të cilën ndodhemi nuk jep rezultatin e propoganduar nga politika dhe ligjbërësi. Në këtë kuptim çdo deklarim i karakterit politik është në shërbim të trofeve të së ardhmes, që sic duket gjasat mund të mos ketë lidhje fare me të tashmen”, thekson Hazizaj.

Sipas tij, çdo deklarim i bërë nga funksionarët politik ose jo, është trajtuar nën kujdesin e të mos prekurit të dispozitave kufizuese të neneve 2 dhe 3 të ligjit. Hazizaj nënvizon se fakti që e gjithë politika plotësoi vetdeklarimin në kohën e kërkuara, e kufizoi në maksimum efektin ligjor të verifikimit të deklarimit.

“Në këto kushte nisur nga afatet kohore të verifikimit, të parashikuar në ligjin e sipërcituar, vet ky matës (koha) përbën një penges akoma më tepër në realizimin e aspiratës morale të nismëtarëve të formatimit të ligjit. Ndonëse vet ligji dhe dispozitat e ndryshuara të Kushtetutës vijnë në kundërshtim me vet frymën e Kushtetutës, efekti i ndryshimeve nuk jep efekte të menjëhershme, por ndoshta për zgjedhjet e mëpasshme”, nënvizon Hazizaj.

Sa i përket lidhjes midis moralit dhe të drejtës ligjore në formën dhe përmbajtjen e ligjit, Hazizaj konstaton se ndonëse në pamje të parë duket se janë të lidhura ngushtësisht, duke parë se moralistët janë vrarësit e parë të ligjit dhe në mënyrë të vazhdueshme,  konkluzioni është fare i qartë se, vetëm moral nuk ka ky ligj.

“Nisur sa më sipër edhe ligji sipërcituar jo vetëm që nuk do të gjej zbatim aktualisht, por rrezikohet dhe në të ardhmen, përpos një dëshire të klasës politike për të gjetur “gjilpërën në kashtë” që prodhon vet. Konstatoj se ndonëse ligji ka hyrë në fuqi në fillim të janarit të vitit 2016, dhe sipas parashikimit të nenit 15/4 të tij parashihet se” Në rastet kur organet e ngarkuara nga Kushtetuta apo ligji për konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, nuk veprojnë brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, me kërkesë të 1/5 së deputetëve të Kuvendit, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit të lartë publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat, sipas këtij ligji”, nga palët nuk ka asnjë nismë qoftë për verifikim apo ndaj gjykatës për këdo dhe kudoqoftë ai, përvec fjalë fjalë dhe fjalë”, nënvizon Hazizaj.

Armando Meta

 

Next Post

Francezi hipnotizohet teksa po shikonte shfaqje televizive në lidhje me hipnozën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In