• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pas valës në Maqedoni, do të arrestohen pushtetarët shqiptarë të lidhur me Moskën’

by Java News
15/11/2018 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se vala e arrestimeve maqedonase do të mbërrijë së shpejti edhe në Shqipëri. Teksa në Maqedoni është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski si edhe është vënë në pranga dje edhe ish-ministri i Transporteve, Mile Janakievski, Ngjela pret që e njëjta gjë të ndodhë edhe me politikanët shqiptarë. Në një reagim të dhënë për gazetën “SOT”, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi u shpreh se arrestimet në Maqedoni duhet të shërbejnë si një mesazh për të gjithë pushtetarët shqiptarë të lidhur me Moskën. Sipas tij, në shtetin fqinj po dalin përballë drejtësisë ata politikanë të lidhur me shtetin rus, ndaj theksoi se një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në Shqipëri. “Rastet janë të lidhura. Atje politika amerikane u tregua shumë e rreptë dhe i ka ndihmuar shumë maqedonasit. Ai ishte një korrupsion banal i lidhur me Moskën dhe kundër shqiptarëve.

Në këtë rast kemi një paralele midis eliminimit të korrupsionit politik dhe ekonomik të partisë së Gruevskit dhe ngritjes së personalitetit të të drejtës së shqiptarëve. Ata vjedhin nëpërmjet korrupsionit dhe përkrahen nga Moska. Por në këto momente ka ndryshuar. Edhe në Shqipëri politika amerikane po e drejton luftën kundër korrupsionit. Edhe korrupsioni shqiptar nuk është ashtu i palidhur, është i paguar nga forcat antishqiptare. Mendoj që kështu do të shkojë edhe këtu. Asnjë ndryshim nuk do të ketë nga Maqedonia”, tha Spartak Ngjela. Gazeta e paralajmëroi para pak kohësh sesi një pushtetar i lartë shqiptar mbante lidhje me Rusinë përmes këshilltarit të tij. Mesa duket, Ngjela po paralajmëron se të gjithë politikanët që kanë lidhje me Moskën do të përballen së shpejti me drejtësinë, njësoj siç po ndodh edhe në shtetin maqedonas.

Arrestime dhe konfiskime pasurish

Avokati Spartak Ngjela theksoi dje se viti i ardhshëm do të sjellë një valë arrestimesh në Shqipëri. Sipas tij, gjatë 2019, me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë do të nisin hetimet në nivele të larta dhe do të ketë edhe konfiskime pasurish të vëna nga grabitja e qytetarëve.

“E dyta pastaj, këtu flitet për konfiskimet e parave dhe marrjen e pronave. Këtu ka nga këta të korruptuar që kanë nga 2000 hektarë, mijëra hektarë tokë jua kanë marrë shqiptarëve. Ju kanë dhënë 20% dhe ju kanë marrë 80% të pronës. Ata i kanë vënë parakusht o merre këtë pronë që të jap ose mos e merr fare. Këtu do të fillojë hetimi, tek shpronësimi i njerëzve që kanë fituar para përmes grabitjes së shqiptarëve. Të paktën kjo është optika e deritanishme”, tha Spartak Ngjela. Avokati deklaroi se me qëllim që një gjë e tillë të arrihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rrisin presionet, ndërsa nënvizoi se shanset për azil politik për politikanët e rrezikuar nga drejtësia e re janë zero. “Politika amerikane do ta vazhdojë presionin për zbatimin e Kushtetutës, për krijimin e KLGJ dhe KLP dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilat, të gjitha mendohet të realizohen deri në datat 15 ose 20 dhjetor. Kështu që mendoj se kjo do të jetë ecuria edhe në Shqipëri. Se cilat do të jenë goditjet penale do t’i shikojmë. Të korruptuarit kanë marrë masa nëpër vendet armike të Shqipërisë, por nuk ma do mendja që të fitojnë azil politik aq kollaj”, u shpreh dje avokati Spartak Ngjela.

a.ç

Next Post
Kërkohej për tentative vrasje, shqiptari arrestohe në Athinë

Britania e Madhe: Jemi pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In